Blair ndryshon kabinetin pas disfatës në zgjedhjet komunale
5 Maj 2006Ministri i jashtëm Jack Straw, largohet nga posti dhe do të jetë në të ardhmen kryetar i dhomës së ulët të parlamnetit. Ministre e jashtme bëhet ministrja e tanishme e mjedisit, Margaret Beckett. Ministri i brendshëm Charles Clarke, del nga qeveria dhe nuk mundi të fshihte pezmatimin nga vendimi i Blair-it:
"Kryeministri morri vendimin sipas të cilit mbetja ime në post pengon politikën e nevojshme reformuese. Megjithëse nuk jam i këtij mendimi e pranoj vendimin dhe do të përpiqem të mbështes në mënyrë aktive në të ardhmen si deputet i thjeshtë punën e qeverisë."
Pasues i Clarke-ut bëhet ministri i mbrojtjes, John Reid. Zëvendëskryeministri John Prescott, i shoqëruar nga shumë skandale mbetet në detyrë, por atij i duhet të dorëzojë disa kompetenca. Përballë rezultatit të zgjedhjeve Blair, duhet të llogarisë me rritjen e trysnisë së ushtruar mbi të për të caktuar datën e dorëheqjes.
Ministri i thesarit Gordon Brown, pasues i caktuar i Blair-it, deklaroi sot se do të flasë gjatë fundjavës me Blair-in për strategjinë e ardhshme. Këtu fshihet një kërcënim i zbuluar tashmë. Deputetja laburiste Glenda Jackson, kërkoi publikisht që Blair-i të zbrazë së shpejti tryezën e tij.
Sipas stadit të numërimit të votave laburistët humbasin më shumë se 250 vende. Partisë i duhet të dorëzojë kontrollin të paktën në 16 qytete, komuna dhe rajone të Londrës.
Në shkallë vendi laburistët janë në vendin e tretë me 26 për qind pas liberaldemokratëve me 27 për qind dhe konservatorë, fituesve të qartë, me 40 për qind. I madh ishte edhe gëzimi i kryetarit David Cameron. "Njerëzit kishin mundësinë të votonin për një Parti Konservatore optimiste dhe e bënë këtë", kështu e shprehu gëzimin shpresa e partisë, e sapozgjedhur në krye të saj.
Një arsye e rëndësishme për disfatën e laburistëve janë skandalet e javëve të kaluara, të cilat e godasin partinë. Ndër të tjera zëvendësministri Prescott, u detyrua të pranonte një aferë seksi me një sekretare. Ministri i brendshëm Clarke, ishte në qendër të kritikës sepse më shumë se 1.000 keqbërës të huaj dolën nga burgjet pa u kontrolluar mundësia e ekstradimit të tyre.
Me gjasa Partisë Laburiste të munduar dhe të poshtëruar nuk do ti bëjnë përshtypje zhvendosjet e posteve. Që laburistët duhet të shqetësohen shumë, këtë e tregon rezultati i zgjedhjeve në rajonin e Londrës perëndimore Ealing. Dekadat e kaluara njerëzit atje votuan me përjashtim të një rasti përt fituesin e zgjedhjeve për dhomën e ulët të parlamentit. Dje laburistët humbën me rezultat të qartë ndaj konservatorëve.