′Berlini i indinjuar nga atentatet ne Londer - Gjermania rrit masat e sigurise ne mjetet e transportit publik | Gjermania | DW | 07.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

'Berlini i indinjuar nga atentatet ne Londer - Gjermania rrit masat e sigurise ne mjetet e transportit publik

Gjermania ka reaguar ndaj sulmeve terroriste në Londer me rritjen e masave të sigurisë në pikat kryesore të transportit publik të udhëtarëve. Gjithashtu një sërë politikanësh shprehën të enjten në Berlin solidaritet me viktimat dhe të afërmit e tyre.

Ministri gjerman i puneve te brenshme Oto Shili (Spd) planifikon te shkoje vete ne Londer

Ministri gjerman i puneve te brenshme Oto Shili (Spd) planifikon te shkoje vete ne Londer

Presidenti Horst Keler i ka derguar nje telegram mbretereshes britanike, ku mes të tjerash i thotë: "Nuk e dimë se nga cilat bindje antihumane janë drejtuar këto akte, pornuk kemi për t’u përulur përballë terrorizmit, por do ta luftojmë atë së bashku dhe me vendosmëri."

Menjëherë pasi u bë i njohur lajmi i akteve të dhunës, ministri gjerman i punëve të jashtme, Joshka Fisher, doli para gazetarëve në Berlin. "Qeveria gjermane i dënon ashpër këto sulme kriminale. Miqve tanë britanikë u shprehim ndjenjën tonë të thellë. Solidariteti ynë i patundur është drejtuar karshi tyre. Terrorizmi nuk duhet dhe nuk do të fitojë." - deklaroi zëvendëskancelari i Gjermanisë dhe një kohësisht ministër i punëve të jashtme, Joshka Fisher.

Kryetarja e opozitës kristiandemokrate Angela Merkel tha se keto sulme nuk janë drejtuar vetëm kundër popullit britanik, por kundër demokracisë dhe lirisë "Jam e bindur se do të arrijmë së bashku që të mos u lëmë asnjë shans atyre që me dinakëri dhe qyqari e vënë në pyetje demokracinë dhe lirinë. Se vlerat tona janë më të forta se këta barbarë dinakë, që bëjnë sulme të tilla," - u shpreh kandidatja kryesore e opozitës per kancelare, Angela Merkel.

Ndersa kancelari Gerhard Shreder ndodhet ne Skoci, per te marre pjese ne punimet e takimit te nivelit te larte te G8-ës, në Berlin qeveria reagoi me një mbledhje të jashtëzakonshme, siç bëri të ditur përpara gazetarëve minsitri i brendshëm, Oto Shili. Më tej ai tha: "Kemi të bëjmë me një atentat të përgjakshëm kriminal sipas modelit të Nju Jorkut, Madridit dhe Stambollit," – gjykoi ministri i brendshëm i

Gjermanisë pas një telefonate që kishte zhvilluar me homologun e tij britanik. Shili tha se sulmet përputhen me parashikimet e bëra nga organet gjermane të sigurisë dhe se nga sulme të tilla nuk përjashtohet edhe Gjermania. Siç bëri të ditur ministri i brendshëm, në Gjermani janë forcuar masat e sigurisë nëpër pikat më të dëndura të të transportit të udhëtarëve dhe aeroporte. Ai theksoi se në mënyrë të veçantë po mbahen nën kontroll edhe institucionet britanike në Gjermani.

Shili njoftoi se do te niset menjehere per ne Londer, per t’u njohur nga afer me situaten e atjeshme. Një ditë më parë, ministri gjerman Shili, që drejton edhe ministrinë e sporteve, kishte uruar Londrën për zgjedhjen e saj si mikpritëse e lojërave olimpike të vitit 2012. Ndërkohë eksperteët shohin një rritje të rrezikut të sulmeve terroriste ndaj Gjermanisë në mënyrë të veçantë mbas një viti kur të zhvillohet Kampionati Botëror i Futbollit.

Sulmet terroriste në Londër i ka dënuar edhe Këshilli i Qendror i Myslimanëve në Gjermani. "Cilido qoftë pas këtyre sulmeve barbare, feja islame nuk i justifikon ato," – ka deklaruar kryetari i Këshillit të Myslimanëve, Nadeem Elyas.

  • Data 07.07.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3F
  • Data 07.07.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3F