BE kërkon informacione për të ashtuquajturat burgje të CIA-s | Evropa | DW | 04.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

BE kërkon informacione për të ashtuquajturat burgje të CIA-s

Komisioni i BE i cilësoi dje burgjet e fshehta të sherbimit sekret amerikan CIA, të cilat u gjendkan në vendet lindore të BE, në kundërshtim me vlerat themelore të BE. Këshilli i Evropës do të nisë hetimet

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian do të përpiqet të hetojë në nivel ekspertësh se si qëndron puna me raportet për burgjet e fshehta të CIA-s në shtetet e Evropës Lindore anëtare të BE-së. Zëdhënësi i komisionit për çështje të brendshme Friso Abbing, tha në Bruksel: "Na lini një herë ta gjejmë se si është në të vertetë puna. E di se është një histori befasuese, por deri tani as mund të konfirmojmë diçka dhe as të japim hollësi."

Gazeta amerikane "Uashington Post" publikoi njoftimin për burgje të fshehta të shërbimit sekret amerikan ndër të tjera në demokracitë e Evropës Juglindore, në të cilat mbahen të burgosur të dyshuar për terrorizëm. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch ka përmendur Poloninë dhe Rumaninë. Nga të dyja vendet erdhën menjëherë përgënjështrime. Polonia është që prej vitit 2004 anëtar i BE-së. Rumania duhet të hyjë në vitin 2007. Zëdhënësi i komisionit të BE-së bëri të qartë se burgjet e CIA-s pa raporte të rregullta ligjore shkelin konventat nderkombëtare.

Konventat nuk mbikqyren nga BE, por nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut dhe Këshilli i Evropës në Straßburg. Ky i fundit tha se do të bëjë një shqyrtim të vetin.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian pohoi, se burgjet e fshehta të CIA-s në Rumani, apo në një vend tjetër kandidat mund të vështirësojnë pranimin e tij. Respektimi i të drejtave të njeriut është një kriter i qartë, i sanksionaur në vendimet e samitit në Kopenhagen. Friso Abbing thotë. "Kriteret e Kopenhagenit janë pak a shumë të qarta. Besoj, se ekzistenca e burgjeve të fshehta nuk korrespondon me kriteret e pranimit."

Komisioni i BE-së premtoi, se do të publikojë menjëherë të dhëna të reja për ngjarjen. Ministri i brendshëm çek, Frantisek Bublan deklaroi ndërkohë, se askush nuk i është lutur Pragës për ngritjen e burgjeve të tilla.

  • Data 04.11.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCq
  • Data 04.11.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCq