BE i papërgatitur të zgjidhë çështjen e Kosovës jashtë OKB | Ballkani | DW | 11.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

BE i papërgatitur të zgjidhë çështjen e Kosovës jashtë OKB

Bashkimi Europian vazhdon t’i përmbahet versionit të tij të mëparshëm të nevojës për një rezolutë të re nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Imazh simbolik për gotën europiane

Imazh simbolik për gotën europiane

Kristina Nagy, zëdhënëse e Komisionerit përgjegjës për zgjerimin Olli Rehn, nuk mundi tu japë sot asnjë përgjigje të qartë breshërisë së pyetjeve që iu drejtuan asaj në konferencën e zakonshme të shtypit në selinë e Komisionit Europian në Bruksel rreth qëndrimit të BE-së pas deklaratave të presidentit amerikan.

Dhe pyetjet ishin të qarta dhe konkrete. "Cili është qëndrimi i Bashkimit Europian ndaj zgjidhjes së statusit të Kosovës, tashmë që presidenti amerikan Xhorxh Bush është shprehur hapur në favor të pavarësisë së Kosovës? Deri më tani Bashkimi Europian ka këmbëngulur në nevojën e një rezolute të qartë nga ana e Këshillit të Sigurimit të
OKB-së, por deklaratat e djeshme të presidentit rus Putin, kundër pavarësisë së Kosovës, dëshmojnë se ka shumë pak gjasa që në KS të OKB të arrihet në një konsensus për këtë çështje.

Në këto kushte cili është qëndrimi i BE-së ndaj këtyre zhvillimeve të reja? A e ndihmojnë BE-në në politikën dhe synimet e saj në Kosovë deklaratat e presidentit Bush? – ishte pyetja drejtuar zëdhënëses së Komisionit Europian.

Por përgjigjet e Kristina Nagit ishin sa konfuze aq edhe të paqarta. Ajo vazhdoi të përmendte nevojën e një rezolute të qartë nga ana e OKB-së për Kosovën, për mbështetjen ndaj planit të paraqitur nga Ahtisari etj. etj. Por as ajo edhe askush tjetër nuk pranuan të pohonin se çfarë qëndrimi do të mbajë BE-ja në rast të mos aprovimit të një rezolute të re.

Edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Havier Solana, në prag të vizitës së Bushit në Tiranë, këmbënguli me anë të një deklarate të posaçme bërë publike të shtunën, mbi nevojën e një rezolute të re të OKB-së për Kosovën, si kusht për angazhimin e BE-së atje.

Kështu që duket se në prag të takimit të nesërm të Grupit të Kontaktit për Kosovën, qëndrimet e Uashingtonit, Brukselit dhe Moskës janë ende shumë larg njëri – tjetrit.

  • Data 11.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUN
  • Data 11.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUN
Reklamë