1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

BE duhet të jetë unike për Kosovën

Bahri Cani19 Dhjetor 2007

Intervistë me ekspertin gjerman Hans Jürgen Axt për qëndimin e Bashkimi Europian ndaj Kosovës. BE pritet që nesër të debatojë edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së njëanshme.

https://p.dw.com/p/CbNh
Nato dhe BE merren me Kosovën, 7 dhjetor 2007
Nato dhe BE merren me Kosovën, 7 dhjetor 2007Fotografi: picture-alliance/ dpa

Deutsche Welle: SHBA mbështesin hapur pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rusia është kundër. E panjohura më e madhe edhe më tej mbetet qëndrimi i BE-së, i cili nuk dakordoi qëndrimet as në takimin e kaluar të ministrave të jashtëm, të hënën. Pra çfarë mund të pritet prej BE?

Hans Jürgen Axt : Bashkimi Europian do të përpiqet të pres zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi, të cilat zhvillohen në janar. BE në fillim ishte më i përçarë se tani. Kemi pasur pozicione shumë të prera të Sllovakisë, Greqisë dhe Qipros. Tani duket se brenda BE është arritur një nivel më i lartë aftësie për negociata. Mbase edhe presioni i cili po bëhet prej SHBA dhe Rusisë është shndërruar në një katalizator i cili ka unifikuar pozicionet e BE. Mund të shpresohet se do të jetë unik, por nuk mund të pohoj një gjë të tillë, kur dihet politika shpesh jounike e BE ndaj Ballkanit."

Koorditanori i Paktit të Stabilitetit Erhard Busek ka kritikuar ashpër këto ditë mungesën e unitetit evropian për Kosovën, me shpjegimin se ajo para së gjithash është çështje evropiane. A besoni në arritjen e këtij uniteti, kur dihet se rezervat e disa vendeve aktualisht janë të mëdha?


Hans Jürgen Axt : "BE duhet të ketë një pozicion të përbashkët, sepse zhvillimet në Kosovë dhe konfliktet eventuale mes shqiptarëve dhe serbëve kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në Evropë. Pra uniteti duhet të arrihet, ndonëse unë jam skeptik për arritjen e tij. Përpjekjet duhet të bëhen por nuk mund të bëjë prognoza se me të vërtetë do të ketë sukses."


Ekzistojnë koncepte të ndryshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Modeli më i thjeshtë do të ishte përmes një rezolute të KS, por kjo mundësi duket shumë pak reale për shkak të kundërshtimit rus. Mundësia më reale duket shpallja e njëanshme e pavarsisë. Si mund të zgjidhet statusi dhe të ruhet qetësia në Kosovë?


Hans Jürgen Axt : Një prej detyrave dhe përgjegjësive të politikanëve javët e ardhëshme është, që të bisedojnë me udhëheqësinë kosovare, në mënyrë që si kundërshpëblim për shpalljen e pavarësisë të japin garanci të qarta për ruajtjen e të drejtave të minoriteteve, vlerave kulturore ortodokse. Pra duhet hartuar një paketë, sipas së cilës BE nuk do të nxiste pavarësinë, por de facto as nuk do të mund ta evitonte. Në anën tjetër do të kishte garanci të shqiptarëve, në mënyrë që në Kosovë puna të mos vijë deri te shkallëzimi i situatës.