Asistencë evropiane në Tiranë | Ballkani | DW | 10.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Asistencë evropiane në Tiranë

Një mision i Këshillit të Evropës nisi sot një mision vëzhgimi për situatën parazgjedhore në Shqipëri

Këshilli i Evropës

Këshilli i Evropës

Misioni vëzhgues ne Tirane i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit te Evropës po kryhet në një kohë kur dështimi i zgjedhjeve lokale të 18 shkurtit është në prag. Ajo është në vijim te mesazheve te njepasnjeshme qe BE dhe Departamenti Amerikan i Shtetit i kane drejtuar klases politike te Tiranes për pasojat e renda qe do te perballoje Shqiperia ne ecurine e proceseve integruese euro - alantike nese nuk arrihet konsensus politik mes paleve per te garantuar standarte nderkombetare ne keto zgjedhje. Nga ana tjeter vonesa apo shperdorimi i kohes per ta arritur kete konsensus rrezikon shkeljen e mandatit kushtetues te te zgjedhurve aktualë ne pushtetin lokal, qe skadon 20 shkurt 2007.

Burime zyrtare nga zyra e Keshillit te Europes ne Tirane thane sot për Deutsche Welle-n se misioni i sapomberritur do te zhvilloje takime me perfaqesues te qeverise, opozites, te KQZ dhe te pranise nderkombetare ne Shqiperi me synimin e nxitjes se arritjes se konsensusit politik mes qeverise dhe maxhorances.

Negociatat qe po zhvillohen mes ketyre dy paleve, me nismen e Presidentit Alfred Moisiu dhe me pranine e ambasadorit te OSBE ne Tirane, Pavel Vaçek po rezultojne të veshtira. Progresi i tyre drejt arritjes se nje qendrimi te perbashket per ceshtjen qe mban pendg zgjedhjet, çertifikatat e lindjes eshte teper i ngadalshem dhe me te papritura negative te momentit te fundit.

Konsensusin e mban pezull nje ceshtje thelbesore per opoziten: cfare lloj dokumenti duhet te paraqese nje votues/e kur per certifikaten e tij/ te saj te lindjes, te perdorur si dokument identifikimi gjate votimit, komisioni ne qendren e votimit dyshon se eshte e fallsifikuar. Pasaporta apo letra e identitetit perjashtohen automatikisht pasi çertifikata e lindjes përdoret ne mungese te tyre.
Diskutimet mbeten ne perdorimin e diplomes, patentes etj. Po per ata votues qe nuk i kane keto dy te fundit? Çeshtja ne fakt nuk eshte e thjeshte. Megjithate diçka ka levizur mbreme nga pika e ngrirjes. Nje variant eshte prodhuar pas mesnates se djeshme por qe eshte ende i papublikuar, variant qe gezon mbeshtetjen e maxhorances.

Fatmir Mediu, pjesemarres ne negociata, dhe kryetar i Republikaneve, aleateve me te agfer te Berishes ne bashkeqeverisje thote se „ varianti garanton vertetesine e çertifikatave te lindjes dhe opozita duhet te jape sa me pare pelqimin e saj.“

Edhe Genc Pollo, kryetar i reformatoreve dhe minister i Arsimit dhe Shkences ne qeverine Berisha e vlereson variantin e arritur mbreme te tille qe garanton vertetesine e çertifikates se lindjes per personin qe e perdor ate gjate votimit.

Shpresa per te arritur ne konsensus politik ne lidhje me nje variant nuk mund te zgjase tanime me jave pasi koha eshte ne limitin ekstrem te skadimit per te pergatitur strukturen dhe infrastrukturen zgjedhore. Burime nga KQZ pohojne se nese konsensusi nuk arrihet e shumta deri neser zgjedhjet lokale te 18 shkurtit edhe nese kryhen rrezikojne te mos jene ne cilesine e permbushjes se standarteve nderkombetare, dhe si pasoje te cilesimit te tyre te lira dhe te ndershme.

  • Data 10.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZr
  • Data 10.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZr
Reklamë