Arrestime ne Tirane për tentative manipulimi të votës | Ballkani | DW | 26.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Arrestime ne Tirane për tentative manipulimi të votës

Ngjarja eshte pershendetur nderkohe nga opozita si nje shprehje e demostrimit te shtetit ligjor

Zgjedhjet lokale 2007

Zgjedhjet lokale 2007

Nje vendim i i Gjykates se Tiranes ka vene ne pranga sekretarin e Pergjithshem te Partise Bali Kombetar Demokrat. Drejtoria e Pergjithshem e Policise ne Tirane pohoi te djelen pasdite per DW se jane prere edhe dy flete te tjera arresti: njera per kreun e kesaj partie Artur Roshi dhe tjetra per nje anetar, emrin e te cilit nuk behet i ditur. I arrestuari ndodshet ne burgin 313 te Tiranes nen masen e sigurise " burg pa afat". Ai bashke me dy te tjeret qe pritet te arrestohen akuzohen se falsifikuan firmen e 74-vjeçarit Akile Rama ne nje kerkese per kandidim per kryetar bashkie te Tiranes në zgjedhjet e 18 shkurtit.

Fallsifikimi u be i njohur ne fillim te shkurtit kur vete Arkile Rama, i cili u nda nga jeta ne 17 shkurt, nje dite para zgjedhjeve lokale, pohoi publikisht se firma e tij ishte e fallsifikuar, pasi ai nuk kishte dëshiruar te ishte kandidature e PBKD per asnje lloj pozicioni drejtues ne organet e pushtetit lokal.

Menjehere pas ngjarjes socilalistet bene kallzim penal ne Prokurori. Ata e lidhen ngjarjen me nje strategji te se djathtes, ku ben pjese edhe PBKD, per te ngaterruar elektoratin e majte ne heshjen e votes nisur nga perkimi i mbiemrit te te ndjerit Akile Rama me ate te liderit socialist dhe kandidatit te opozites per kryetar bashkie te Tiranes, Edi Rama. Pas kesaj te djathtet dolen zyrtarisht me variantin se i ndjeri Akile Rama kishte dashur te kandidonte por ishte terhequr nen presionin e opozites. Por kete variant e vesuan pak ose aspak per sa kohe i ndjeri Akile Rma ishte thjesht nje anetar anonim i PBDK perballe dy figurave te njohura so kandidati socilist Rama apo ai demokrat Olldashi.

Arrestimi i Celo Hoxhes dhe publikimi i dy arrestimeve te tjera ka tensionuar me tej marrdheniet tejet te ndera mes demokrasteve dhe socialisteve opozite. Zedhensi i PD , Bujar Nishani e cilesoi te djelen arrestimin ne Celo Hoxhes hakmarje politike nga ana e Prokurorit te Republikes Theodhori Sollaku, te cilin PD dhe lideri i saj Berisha deshtuan ne perpjekjet e tyre per ta shkarkuar me akuzen e lidhjeve me krimin e organizuar.

Ngjarja eshte pershendetur nderkohe nga opozita si nje shprehje e demostrimit te shtetit ligjor. Kryetari i socialisteve te Tiranes Besnik Bare, e koinsideroi ate veprimin e duhur te organeve te drejtesise. Gjithe ngjarja per opoziten perben nje rreng te deshtuar per te manipuluar rezultatin e zgjedhjeve te 18 shkurtit madje duke fyer edhe emrin e te ndjerit Akile Rama. Nisur prej saj, Besnik Bare, kryetari i deges se PS per Tiranen i beri te dielen nje apel kryeministrit Berisha qe te mos perpiqet te manipuloje rezultatin ne momemtet e fundit te daljes se tij nga KQZ. Thirrja e tij u be ne nje kohe kur edhe gjate te dieles zedhernersja e PS, Majlinda Bregu, deklaroi se zgjedhjet lokale te 18 shkurtit i ka fituar maxhoranca e djathte qeverisese.

Nje jave pas zhvilimit te zgjedhjeve lokale KQZ nuk kas nxjerre ende rezultatzet ne 384 qenrat e votimit.Ketij komisioni i duhet te marre nje vendim edhe per perseritjen ose jo te zgjedhjeve ne Durrers dhe ne Elbasan, ku komisioneret demokrate nuk pranojne te firmosin procesverbalet, qe nxjerrin fitues kandidatet e opozites.




  • Data 26.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYD
  • Data 26.02.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArYD
Reklamë