Ahtisari në Prishtinë | FOKUS | DW | 21.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Ahtisari në Prishtinë

Kryenegociatori ndërkombëtar i caktuar të udhëheqë bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, arriti në Kosovë së bashku me ekipin e tij. Ai ka filluar një takim me dyer të mbyllura me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen-Petesren dhe komandantin e KFOR-it.

default

Ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, arriti në Prishtinë, në vizitën e tij të parë në Kosovë që nga emërimi i tij nga KS-it, si kryenegociator ndërkombëtar për bisedimet për të ardhmën e Kosovës. Arritja e zotit Ahtisari në Prishtinë së bashku me ekipin e tij, shënon edhe fillimin zyrtarë të bisedimeve për statusin e Kosovës.

Bisedat e para me UNMIK dhe KFOR

Kryenegociatori ndërkombëtar, bisedat e para në Prishtinë, po i zhvillon me shefin e UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen dhe komandantin e KFOR-it, Giuzepe Valoto. Takimi po zhvillohet me dyer të mbyllura në selinë qëndrore të UNMIK-ut.

“Marti Ahtisari gjatë vizitës së parë në Kosovë dhe rajon, së bashku me ekipin e tij do të takojë, presidentin Rugova dhe Grupin Negociator të Kosovës. Unë shpresoj se ky grup i unitetit do të hartojë në formë të shkruar platformën dhe do të jetë në gjendje tu përgjigjet pyetjeve të zotit Ahtisari, se si ata parashohin të arrijnë aspiratat e tyre. Këtë e kanë shprehur në rezolutën e kuvendit të Kosovës e cila do të përdoret edhe si bazë për platformën e palës kosovare në bisedime”, tha Soren Jesen-Petersen, pak para së në Kosovë të arrijë, Marti Ahtisari.

Nesër bisedime me Grupin Negociator të Kosovës

Grupi Negociator i Kosovës i udhëhequr nga presidenti, Ibrahim Rugova, ndërkaq, tashmë ka formuluar qëndrimin zyrtarë në formë të shkruar. E publikuar për media është vetëm një fjali e shkurtër pra pozicioni parimor i delegacionit të Kosovës është pavarësia e Kosovës. Po ashtu delegacioni i Kosovës ka miratuar propozimet për grupet punuese të ekspertëve, është pajtuar që të formohet edhe një këshill konsulativ gjatë bisedimeve nga komunitetet pakice.

Po ashtu gjatë bisedimeve delegacioni ka shtruar nevojën për një prani më të fuqishme në qendrat e vendosjes në Evropë dhe në SHBA-së, për të kërkuar përkrahje për pavarësinë e Kosovës. Këtë qëndrim, delegacioni i Kosovës do ta paraqesë gjatë ditës së nesërme në bisedat që do të zhvillohen me Marti Ahtisarin dhe ekipin e tij.

Kosova nën masa të forta sigurie

Vizita e parë e Marti Ahtisarit në Kosovë, ndërkaq, po shoqërohen nën masa të rrepta sigurie të organeve të rendit. Përë këtë autoritet e UNMIK-ut, nuk kanë njoftuar me saktësi për orën e takime që do do t’i ketë gjatë tri ditëve të qëndrimt të tij në Prishtinë.

Sidoqoftë, kryenegociatori ndërkombëtar për bisedimet për të ardhmën e Kosovës, Marti Ahtisari, arriti në Prishtinë, pikërisht në shënimin e dhjetë vjetorit të marrëveshjes se Dejtonit. Autoritet ndërkombëtare, thonë se çështja e Kosovës është një problem mjaft kompleks, mirëpo, shpresojnë se edhe ky problem e cilësuar si e vetmja çështje e parregulluar në rajon do gjejë zgjidhje dhe përfundimisht Ballkani perëndimor do të jetë një rajon i qetë dhe i prosperuar.

  • Data 21.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhd
  • Data 21.11.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhd