1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ahmedinexhad: "Jo ne, por evropianët duhet të përpiqen për besimin"

Jërg Pfuhl14 Janar 2006

Rekomandimi i Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, për t´ia kaluar çështjen e porgramit bërthamor të Iranit Këshillit të Sigurimit, sipas presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad, rrezikon paqen në botë. Këshilli i Sigurimit nuk është instanca për realizimin e kërkesave të Perëndimit, tha presidenti iranian në një konferencë shtypi të shtunën.

https://p.dw.com/p/ArMf
Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad
Presidenti i Iranit, Mahmud AhmedinexhadFotografi: AP

"Irani s´u trëmbet sanskioneve", kështu përbetohen politikanët iranianë në çdo rast që të munden gjatë këtyre ditëve. Edhe presidenti i Iranit, Ahmedinexhad në fundjavë (14.01) akuzoi Perëndimin, se po keqpërdor Këshillin e Sigurimit dhe prestigjin e vet, duke u angazhuar për t´i hequr Iranit një të drejtë legjitime. E kjo nuk do të arrihet, as me rezoluta, as me sanksione.

Presidenti e hodhi poshtë kritikën e Perëndimit, se Irani me fshehjen disa vjeçare e ka humbur kredibilitetin. Dy vjet me radhë Irani ka hequr dorë vullnetarisht nga procesi i pasurimit të uranit dhe studimet në këtë fushë, por dikur kësaj duhet t´i jepet fund: "Ju na thoni ne se duhet të krijojmë besim. Ndërsa unë ju them, se qeveria e Iranit është përpjekur dy vjet e gjysmë me zell që të rifitojë besimin. Por ne kemi arritur sot në një pikë, që jo më ne, por disa vende evropiane duhet të përpiqen të fitojnë besimin tonë!"

Irani të martën (10.01) pas dy vjet e gjysmë të dyllosjes së vulave të kompleksit bërthamor në Natan, e rivuri atë në funksionim dhe planifikon tani për tani vetëm punë kërkimore në drejtim të pasurimit të uranit. Se për çfarë studimesh konkretisht është fjala, Ahmedinexhad iu shmang kësaj pyetjeje ndonëse ajo u shtrua disa herë me insistim: "A bën pjesë edhe pasurimi i uranit në programin kërkimor të Iranit? Ahmedinexhad: "Koncepti kërkime ka një përkufizim të qartë në mbarë botën, kjo nuk është një gjë e re."

Çfarëdo kuptimi që të ketë një përgjigje e tillë, Agjencia Ndërkombëtare Bërthamore është e mendimit, se Irani faktikisht do të pasurojë edhe sasi të vogla urani. Në mënyrë të përgjithshme u përgjigj Ahmedinexhad edhe ndaj pyetjes: nëse Irani po i përdor ndoshta si armë kundër Perëndimit rezervat gjigande të naftës dhe gazit: "Ne kemi mjetet e nevojshme për të mbrojtur të drejtat tona", u shpreh presidenti duke shtuar: "Ata që shfryjnë sot kundër nesh, kanë dhjetë herë më shumë nevojë për ne, se sa ne për ata."