A janë romët të diskriminuar në Gjermani? | Gjermania | DW | 06.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

A janë romët të diskriminuar në Gjermani?

Shumica e tetë deri në dhjetë milionë romëve në Evropë jeton në varfëri. Gati dy milionë fëmijë romë në Evropën Juglindore nuk kanë mundësi shkollimi apo sigurimi shëndetësor.

default

Këto janë të dhënat e dy studimeve më të reja të UNICEF-it, i cili pohon se në territorin e Evropës Juglindore gjendja e fëmijëve romë në veçanti e keqe është në Bosnje - Hercegovinë, Serbi, Kosovë dhe Rumani. Po si paraqitet gjendja e romëve në Gjermani?

Në Gjermani jetojnë rreth 200.000 romë dhe sinti, ndër të cilët edhe 50.000 refugjatë romë nga Bosnja - Hercegovina dhe Kosova. Dy të tretat e tyre nuk kanë lejet e domosdoshme për qëndrim të pëhershëm në këtë vend. UNICEF-i pohon se fëmijët romë në Gjermani jetojnë në kushte të rënda sociale dhe nën frikën e përhershme për largim nga ky vend. Paragjykimet, stereotipet dhe klishetë ndaj tyre nuk janë të rralla as në Gjermani.

Jaza Rovska punon në shkollën për fëmijët romë në Këln, me emrin Amaro Kher.
"Gjermania po përpiqet që t'i integrojë fëmijët romë sipas standardeve të veta. Pasi romët kanë fare pak njohuri dhe nuk janë krijuar kushtet për një gjë të tillë, ata më shumë izolohen se sa që integrohen". Volfgang Benz, drejtor i Qendrës për studime antisemitiste në Berlin, flet për shumë shkaqe të cilat çojnë deri tek distancimi i shoqërisë gjermane prej fëmijëve romë.

"Natyrisht që mungon gatishmëria e shumicës së shoqërisë gjermane për integrimnin e tyre. Ideale do të ishte sikur fëmijët romë të merrnin pjesë në shkollat gjatë tërë ditës. Kjo do të ndikonte në përparimin dhe integrimin e tyre më të shpejtë. Ndërkohë që duhet pezulluar menjëherë edhe kufizimet për arsimimin dhe punën e të rinjëve romë me leje të përkohshme (duldung)."

Magdalena Lovriq është e mendimit se nuk mjafton vetëm integrimi i fëmijëve romë në shkollat gjatë gjithë ditës. Ajo punon sikur edhe Jaza Rovska në shkollën Amaro Kher, ku fëmijët mund të rrinë tërë ditën. Magdalena pohon se duhet zbatuar me konsekuencë ligjin antidiskriminues në Gjermani: "Diskriminimi definitivisht është prezent në të gjitha poret e shoqërisë. Si mund të arrijë një romë diçka më shumë, kur gjithmonë ë shtë hallka e fundit në zinxhirë. Ligji antidiskriminues duhet të zbatohet në tërësi, në mënyrë që fëmijët romë të kenë një shans më të mirë."

Gjermania edhe më parë ka pasur baza ligjore për evitimin e diskriminnimit. Megjithatë, ligji për diskriminimin është debatuar shumë gjatë. Aq gjatë sa që është dashur të ndërhyjë dhe të ushtrojë presion edhe Bashkimi Evropian për të nxituar miratimin e tij. Në ligjin e miratuar në gusht të vitit 2006 thuhet se ndalohet diskriminimi në baza racore, përkatësie kombëtare, gjinore, fetare, identitetit seksual, e invalidëve dhe të vjetërve.

Ekspertët mendojnë se përmirësimi është shumë i nevojshëm në arsimim. Jaza Rovska thotë se për fëmijët romë duhet të vlejë detyrimi shkollor, i cili parashikohet në disa lande gjermane, por "nuk parashikohen në nivelin federal. Shumë lande si Baden-Vyrtenberg, Hesen ose Sarland nuk kanë futur shkollimin e obligueshëm. Futja e këtij obligimi në landin tonë ka bërë që të përmirësohet gjendja." Diskutime të shumta ka edhe për përgatitjen profesionale të mësuesve. Aktori dhe gazetari, Negjo Osman kritikon zbatimin e ofertave për mësim.

"Mendoj se në këto projekte duhet të futen edhe romët. Projeket duhet të bëhen prej romëve për romët", mendon ai. Jaza Rovska nuk e fsheh dëshpërimin, për faktin se problemet e integrimit nuk janë aspak të reja. Më shumë është pritur edhe prej BE, sepse shumë romë e ndjejnë veten të diferencuar. "Pikëllues është fakti që Evropa po përpiqet të unifikohet në njërën anë, ndërsa në anën tjetër ata nuk lejohen të futen në këto rrjedha", pohon Rovska.

  • Data 06.03.2007
  • Autor Radovan Furtula
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxO
  • Data 06.03.2007
  • Autor Radovan Furtula
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqxO