Çfarë do të sjellë Karta e të drejtave themelore europiane?
13 Dhjetor 2007Karta e të drejtavë bazë europiane u proklamua një herë para shtatë vjetësh në takimin e nivelit të lartë të BE-së në Nica. Por në atë kohë ajo nuk ishte ende e detyrueshme. Me paktin për reformimin e Bashkimit Europian ajo duhet të bëhet e detyrueshme. Ky pakt, i cili është quajtur më parë si pakti për kushtetutën, do të nënshkruhet të enjten më 13 dhjetor në Lizbonë, nga kryetarët e shteteve dhe të qeverive dhe pas dy vjetësh mund të hyjë në fuqi, pasi të jetë ratifikuar prej të gjitha vendeve.
Karta merr vlera juridike
Atëherë edhe Karta e të drejtave themelore do të merrte vlerat juridike, sepse në Paktin e Bashkimit Europian flitet për të. Kjo është rregulluar me ligj. E thënë më thjeshtë, Karta e të drejtave themelore mbron më shumë qytetarët e një Europe që po bëhet përditë e më e madhe, nga vendimet politike që merren në Europë. Kancelarja gjermane Angela Merkel pati thënë në fund të presidencës gjermane të BE-së, në muajin qershor: "Me Kartën e të drejtave të njeriut, do të forcohen të drejtat e qyteravëve kundrejt institucioneve. Karta e të drejtave themelore përmban ligje, që për mendimin tim i përgjigjen vlerave të një Europe të vetëdijshme".
Karta europiane nuk anashkalon kushtetutat kombëtare
Shumica e të drejtave themelore përmbahen edhe në kushtetutat nacionale, për shembull që dinjiteti i njeriut është i paprekshëm ose që kërkush nuk duhet të diskriminohet për shkak të gjinisë ose ngjyrës së lëkurës. Por, Karta europiane e të drejtave themelore kërkon to ofrojë më shumë. Çdo qytetar për shembull ka të drejtë që të kërkojë punë në çdo vend të Bashkimit Europian ose të shfrytëzojë shërbimet sociale kudo që ndodhet.
Karta do të përmbaje edhe të drejtën themelore për kushte të sigurta dhe njerëzore pune ose të drejtën për tu shkolluar. Me dinjitet dhe të pavarur duhet të jetojnë edhe njerëzit me aftësi të kufizuara ose të moshuarit, thuhet në Kartë.
Ligjet kombëtare të vendeve nuk do të anashkalohen, por nëse dikush që përdor të drejtën europiane, pra ligjet dhe amandamentet ose zbatimin e tyre, e ndjen veten të diskriminuar nga ligji nacional atëherë ai mund të kërkojë respektimin e të drejtës së tij themelore në nivel europian. Çështje të kësaj natyre trajtohen në Gjykatën europiane për të drejtat e njeriut në Strazburg. Në fund të fundit prandaj është Bashkimi Europian si institucion anëtar i Këshillit të Europës.