1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zhvillohet Konferenca e Lëvizjes së të Paangazhuarve

Hajnriq Bergshtreser17 Gusht 2004

Nga data 17 deri në 19 gusht zhvillohet në Durban konferenca e 14-të e Lëvizjes së Shteteve të Paangazhuara, e cila shërben si parapërgatitje e samitit të katërmbëdhjetë në vitin e ardhshëm. Më pas pritet të zhvillohen edhe festimet e 50 vjetorit të pëcaktimit të platformës për këtë lëvizje

https://p.dw.com/p/ArSX

Periudha pas vendosjes së rendit të ri botëror, pas Luftës së Dytë Botërore, nxori nw pah dy fenomene historike, tw ashtuquajturwn "Lufta e Ftohtë" dhe tjetra e njohur me emrin "Lëvizja e të Paangazhuarve." Ajo lindi si reagim i luftës kundër kolonializmit dhe racizmit si edhe nga motoja e rëndësishme e kohës, respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Në vitin 1955 u takuan me inisiativë të kryeministrit të Indisë Javarharl Nehri një numër politikanësh nga Azia dhe Afrika në qytetin Bandung në ishulin indonesian Java. Ky takim u fut në histori si Konferenca e Afroaziatike dhe ku mikpritësi, kreyministri Sukarno dhe shefi i shtetit egjyptian, presidenti Gamal Abdal Nasser spikatën në arenën politike botërore. Si pararojë e një grupimi alternativ politik mori pjesë edhe presidenti i atëhershëm i Jugosllavisë Josif Broz Tito. Në një takim në vitin 1956 në Jugosllavi dhe pasuesin në vitin 1961 në Kajro u përgatit konferenca e Shteteve te Paangazhuara e cila u zhvillua për herë të parë në Beograd në shtator të 1961. Në kuadër të armatimit bërthamor nga Shtetet e bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Britania e Madhe, Franca dhe Republika Popullore e Kinës, kjo konferencë drejtoi botës një apel çarmatimi nga Beogradi.

Levizja e Shteteve të Paangazhuara kishte si manifest të saj ideologjik bashkëjetesën paqësore mes shoqërive me sisteme të ndryshme si edhe ruajtjen e sovranitetit. Anëtarët themelues dhe ata të rinj ranë dakord për një axhendë pa shumë burokraci dhe statute. Shteti përkatës mikpritës do të ishte edhe drejtues i konferencës, ndërkohë që shkëmbimin diplomatik do t'a kryenin Ministrat e Jashtëm të vendeve përkatëse dhe përfaqësueit në Kombet e Bashkuara.

Qysh prej rënies së Bashkimit Sovjetik kjo lëvizje ka humbur influencën e saj në zhvillimet politike botërore. Nën 114 anëtarët e kësaj Lëvizjeje ndodhen krahas vendeve si Kina dhe India vetëm vendet më të varfra të botës. Jugosllavia u përjashtua në vitin 1992 nga kjo konferencë. Megjithatë anëtarët e Lëvizjes u qëndrojnë besnik synimeve të organizatës. Këtë here fton Afrika Jugore më 17 dhe 18 gusht anëtarët e Lëvizjes së Shteteve të Paangazhuara në Durban. Pas kësaj do të zhvillohet një konferencë e qeverive pjesëmarrëse për të vendosur përgatitjet që duhen bërë për konferencën e dyte të shteteve afro-aziatike në vitin 2005.