Verheugen në Turqi - Udhëtimi i fundit në prag të publikimit të raportit të BE-së mbi përparimet e Truqisë | Evropa | DW | 05.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Verheugen në Turqi - Udhëtimi i fundit në prag të publikimit të raportit të BE-së mbi përparimet e Truqisë

Komisari i BE-së për zgjerimin, Gynter Verheugen do të zhvillojë një vizitë katër ditore në Turqi. Në Ankara të hënën ai do të takohet me presidentin Ahmed Nexhdet Sezer, kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe ministrin e jashtëm Abdulla Gyl. Po të hënën Verheugen do të udhëtojë edhe në qytetin e banuar nga shumicë kurde, Diakbakir. Ditën e martë janë planifikuar bisedime me biznesmenë dhe organizatat joqeveritare në Izmir.

Gynter Verheugen, komisar i BE-së për zgjerimin

Gynter Verheugen, komisar i BE-së për zgjerimin

"Vrulli i fundit drejt finisht", kështu shkruajnë gazetat turke dhe njëri prej komentatorëvë mendon: "këto janë ditët më intensive gjatë këtyre 70 viteve të fundit në Turqi."

Në mes të dhjetorit kryetarët e qeverive dhe të shteteve të BE-së do të vendosin për fillimin e bisedimeve të antarësimit të Turqisë, këtë ata do ta bëjnë mbi bazën e një raporti që po hartohet nën drejtimin e komisarit gjerman Gynter Verheugen. Ky i fundit duhet ta paraqesë raportin pas katër javësh. Deri atëherë turqit kanë edhe pak kohë që për herë të fundit të prezantohen sa më mirë. Në juglindje të Turqisë, në qytetin Diakbakir një korr fëmijësh kurdë duke përshëndetur Verheugenin duhet t´i demonstrojë komisarit nga Brukseli liritë kulturore të Turqisë. Kësaj radhe Verheugen nuk do t´i kushtojë shumë kohë Ankarasë, por ai do të udhëtojë në mbarë vendin. Ai do të vizitojë njerëz dhe vende, që dallohen në pikat kritike të raportit për Turqinë, fjala është p.sh. për fshatin, prej nga janë dëbuar kurdët gjatë luftës kundër partisë punëtore kurde. Edhe sot e kësaj dite kthimi i banorëve kurdë në fshat nuk funksionon. Pas sulmeve të fundit të partisë punëtore kurde ushtria e ka spastruar sërish fshatin me forcë, thonë mbrojtësit e të drejtavetë njeriut:

"Xhandarmëria e ka spatruar me forcë fshatin Ilicak nga banorët kurdë. Njerëzit janë struhuar tani nëpër zona pa ujë të pijshëm dhe me kushte të vështira higjenike. Veprime të tilla janë çnjerëzore", thotë një banore e fshatit.

Në axhendën e komisarit Verheugen janë programuar edhe takime me avokatë e shoqata të grave. Ai do të dijë, nëse gjen zbatim në jetë neni i ri i kushtetutës për barazinë e gruas me burrin.

600.000 vajza turke, sipas UNICEF-it, nuk shkojnë në shkollë. Gjatë këtyre javëve duke punuar me sforcim Turqia është duke reformuar kodin penal: në bazë të një ligji të ri në të ardhmen nuk do të ketë më falje dënimi për një baba që vret "vazjën e pabindur". Por në të njëjtën kohë qeveria do ta ankrojë sërish si një akt penal prishjen e martesës. "Me këtë ne i përgjigjemi një nevoje shoqërore. Ky ligj synon t´i japë fund prishjes së martesës", thotë kryeministri Erdogan. Por nuk është e qartë nëse ai vërtetë beson në atë që thotë. Shtypi në Turqi ironizon duke bërë fjalë për prokurorin në krevat dhe të drejtën e Shahrias.

Në Turqi vazhdojnë të kenë vështirësi komunitetet jo myslimane, përfaqësuesit e të cilëve Verheugen do t´i takojë në Stamboll. Atyre pak grekëve që kanë mbetur në Stamboll ende u ndalohet që të rihapin shkollën e vjetër të priftërinjve ortodoksë. Metropoliti i Chalki-së ankohet: "Bashkësia jonë e Stambollit është zvogëluar kaq shumë, sa që ne tashmë nuk kemi njeri që mundtë bëjë punëne mësuesit. Ne kemi nevojë për mësues nga jashtë."

Të krishterët katolikë dhe evangjelistë i kanë punët edhe më keq, bashkësitë e tyre nuk kanë as status juridik: bahskësitë e tyre jetojnë si të thuash në mënyrë gjysmë ilegale.

Gynter Verheugen gjatë katër ditëve të vizitës do të mbledhë përshtypjet pë rtë krijuar një tablo të Turqisë që do të pasqyrohet në raportin përfundimtar të tij pas katër javësh.

  • Data 05.09.2004
  • Autor Jërg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGW
  • Data 05.09.2004
  • Autor Jërg Pful
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGW