Vendim befasues i gjykatës së Hamburgut | Gjermania | DW | 16.10.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Vendim befasues i gjykatës së Hamburgut

Pas më shumë se 30 muaj hetimesh, dhe shtatë muaj procesi gjyqësor, në Hamburg përfundoi gjykimi i vëllezërve Osmani, të akuzuar mashtrime në vlerë deri në 27 milionë euro.

Procesi kundër dy vëllezërve Osmani në Hamburg. Në foto Burim Osmani

Procesi kundër dy vëllezërve Osmani në Hamburg. Në foto Burim Osmani

Vendimi i gjykatës së Hamburgut për dy vëllezërit nga Kosova, Burim dhe Bashkim Osmanit ishte befasues: Lirim me kaucion dhe detyrim i paraqitjeve të rregullta. Burim Osmani duhet të paguajë një kaucion prej një milion, ndërsa vëllai i tij Bashkimi 900.000 eurosh. Të dy vëllezërit duhet t'i dorëzojnë të gjitha dokumentet e udhëtimit dhe të lajmërohen në polici çdo të martë dhe të premte.

Parashikohej dënimi i dy vëllezërve nga Kosova me gati gjashtë dhe katër vjet burg, por pas pagesës së kaucioneve të larta ata fillimisht janë të lirë.

Burim Osmani u largua nga gjykata me bashkëshorten për dore, por me një disponim të keq, duke sharë gazetarët në afërsi. Vëllai i tij Bashkimi i fajëson mediat për vendimin e shqiptuar: "Vendimi është marrë nën presionin e mediave dhe politikës. Ata i kanë nisur të gjitha."

Të dënuarit dhe avokatët e tyre nuk kanë treguar mirëkuptim për dënimet me burg prej gati gjashtë dhe katër vjet. Avokati i Burimit thotë se sa i përket keqpërdorimeve, thuhet se ai ka marrë kredi pa garanca të duhura. "Është gjë e re që tani të dënohen edhe kreditë dhe garancitë e kredimarrësve. Ky është një vendim i marrë, në kuptimin e plotë të fjalës." Avokati Tomas Flivie thotë se procesi do të vazhdojë. "Ne do të kërkojmë revizion, sepse jemi të bindur që një vendim i tillë nuk qëndron."

Nga ana tjetër, prokuroria është e bindur se vëllezërit Osmani së bashku me një politikan dhe avokatin e tyre kanë bërë punë ilegale. Osmanët kanë marrë kredi në vlera prej miliona eurosh, për blerjen e imobilieve në Hamburg, Hanover dhe Kroaci, pa pasur garancitë e duhura. Qëllimi ishte pasurimi i përbashkët.

Gjykata mendon se fjala është për keqpërdorime dhe mashtrime. Kryesuesi i gjykatës tha se janë konfirmuar shumë prej akuzave të prokurorisë. Prokurori Karsten Vegeris është i kënaqur. "Sa i përket prokurorisë, mund të jemi shumë të kënaqur, sepse dënimi është i afërt me kërkesat tona. Ky është një sukses jo vetëm për prokurorinë, por edhe organet me të cilat kemi bashkëpunuar. "


Gjykatësi bëri të ditur se akuzat për kriminalitetin e organizuar nuk janë konfirmuar. Për shkak të revizionit, familja Osmani dhe pasuria e tyre edhe më tej do të jenë në qendër të vëmendjes së mediave. Mbrojtja ka paralajmëruar se do të apelojë ndaj vendimeve.

  • Data 16.10.2008
  • Autor Weretka Joachim
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/FbGw
  • Data 16.10.2008
  • Autor Weretka Joachim
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/FbGw