Temat: Kurorëzimi i Papës së ri, Benedikti i XVI, afera e vizave para komisionit të hetimeve, vdekja me gurë e një afganeje në Faisabad | Studimi në Gjermani | DW | 25.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat: Kurorëzimi i Papës së ri, Benedikti i XVI, afera e vizave para komisionit të hetimeve, vdekja me gurë e një afganeje në Faisabad

Gazetat gjermane përqëndrohen tek mbajtja e meshës së parë të Papa Benediktit të XVI, afera e vizave dhe mbijetesa politike e Fisherit si edhe në lajmin e dënimit me vdekje përmes goditjes me gurë të një gruaje afgane

Gazeta "Kölnische Rundschau" mbi meshën e së dielës dhe papën e ri komenton:

"Bota shpëtohet prej të kryqëzuarit dhe jo prej kryqzuesve". Kjo fjali, kaq e thjeshtë dhe e vetëkuptueshme me pasojat e saj duhet të tingëllojë në veshët e të plotfuqishmëve si nga ekonomike, politike ashtu edhe shoqërore, madje edhe në shoqëritë perëndimore, të cilat të shkëputura nga orientimi perëndimor-kristian, bredhin pas konsumit, dëfrimit dhe parasë. Shqetësimi i Benediktit të XVI dhe angazhimi i tij është për të varfrit, të harruarit, për njerëzit, dinjiteti i të cilëve merret nëpër këmbë nga shtypja, shfrytëzimi dhe dëshira për përfitim. Dhe para së gjithash për ata që jetojnë në terr, që kanë humbur besimin apo nuk e kanë gjetur atë akoma. Me sa duket ky papë dëshiron të jetë lajmëtar në një botë ku po zgjerohen shkretëtirat e jashtme, sepse janë zmadhuar tej mase shkretëtirat brenda nesh.


Ndërsa "Süddeutsche Zeitung" mbi papën shkruan:

Fjalët vëllazëruese të papës u dëgjuan të mërkurën, ndërsa në kurorëzimin e tij si papë, Benedikti i XVI mbajti predikimin e tij inkurajues për katolikët. Ai foli për bukurinë e të besuarit, për përgjegjësinë e të krishterëve ndaj botës, ju bëri thirrje besimtarëve për ndihmë. Dhe njerëzit në sheshin e Shën Pjetrit i brohoritën, këti njeriu, i cili nuk shquhet për karizmatik. Ky është një fillim, i cili duket, se do t'i japë të drejtën atyrë që thonë, se Jozef Ratcinger do t'i habisë shumë kritikë dhe skeptikëtë tij.

"Wiesbadener Kurier" komenton:

Megjithëse nuk dihet programi i ri që do të ndjekë papa
Benedikti i XVI, dhe spekulimet mbi ndryshime më postet e Vatikanit rriten, duket qartë ndryshimi në personin e urëndërtuesit nga Bavaria. Ai është i komunikueshëm me njerëzit. Ai synon njeriun, dinjtetin e tij, destinacionin e tij dhe me këtë ai çon përpara amanetin e Papa Gjon Palit të II. Në gjestet e tij të para, si psh. rikthimi në Palliumin para ndarjes së kishës në atë ortodokse dhe katolike, ai duket se ka vënë në qendër unitetin e të krishterëve dhe dialogun mes feve.


Ndërrojmë temë: Edhe afera e vizave preokupon shtypin gjerman.

"Hessische Allgemeine" për këtë vëren:

Në të vërtetë tek afera e vizave bëhet fjalë për çështjen, se si erdhi puna deri aty që vizat e hyrjes për në Gjermani u keqpërdorën mijëfish. Por tek komisioni hetimor tanimë bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetër: Për personin e Ministrit të Jashtëm, Fisher dhe nëse Joshka Fisher do të mbijetojë politikisht. Shoqëria e mediave ka ligjet e saj dhe njëri prej tyre, është se asaj nuk i interesojnë shumë faktet e thjeshta se sa prodhimi i pamjeve dhe përshtypjeve që
lenë mbresë. Kjo i vjen për mbarë Fisherit, sepse ai është mjeshtër i vetëinskenimit. Dueht thënë megjithatë, se Ministrin këto muajt fundit e la në baltë instikti i tij prej politikani. Në fillim ai heshti për aferën e vizave, pastaj u përgjigj shkarazi. Tanimë të gjithë shpresojnë për goditjen e madhe: të gjelbrit, koalicioni, qeveria. Fati i saj është i lidhur në mënyrë të rrezikshme me atë të Fisherit. Po qe se rrëzohet ai, i merr të gjithë me vete...

Gazeta Hamburger Post komenton lajmin në shumë media vetëm sa u përmend si sensacion nga Afganistani

Edhe për vetë agjensitë ishte një njoftim i shkurtër: Në Afganistan u godit për vdekje me gurë një grua e martuar, sepse ajo me gjasa kishte patur marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër. Evropiani mesatar do të mendojë thjesht sipas motos: Asgjë e re nga Lindja e Mesme. Por kjo ndodhi para syve të Bundesvehrit gjerman, të cilët në Faisabad mbështesin një skuadër për rindërtimin e vendit. Rindërtimi i demokracisë, quhet synimi ynë, që na kushton 310 milionë euro në vit. Por çfarë lloj demokracie po ndërtohet aty prej 2001, që nuk arrin të ndalojë vdekjen me gurë, prodhimin rekord të lëndës së parë të opiumit? Presidenti Karzai, sundimtar i "Kabulistanit" duhet t'i tregojë flamujtë e tij më shumë nëpër provinca, në rast nevoje edhe të përballohet me guvernatorët e dehur nga madhështia. Ose duhet të dalë Bundesvehri prej aty. Përfytyro: Gjermanët janë të ulur në patrullim duke bërë muhabet me pleqtë, në fshatin e të cilëve para pak vdiq një grua nga goditja me gurë. Kjo është e neveritshme.

  • Data 25.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvo
  • Data 25.04.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arvo