Temat e pasqyrës së shtypit: Marrëdhëniet transatlantike & Mbyllet çështja Berluskoni akuzat të vjetëruara | Studimi në Gjermani | DW | 11.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Temat e pasqyrës së shtypit: Marrëdhëniet transatlantike & Mbyllet çështja Berluskoni akuzat të vjetëruara

Në shtypin e ditës në Gjermani u kushtohet vëmendje ndër të tjera marrëdhënieve në NATO mes SHBA dhe vendeve të BE-së. Mjaft i komentuar është edhe vendimi në procesin për korrupcion kundër kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Gyjqtarët e liruan atë duke e konsideruar akuzën të vjetëruar.

default

Lidhur me këtë "Stuttgarter Zeitung" komenton: "Gjyqtarët e Milanos shpëtuan mirë nga kjo aferë. Lirimi gjysmak i Silvio Berluskonit do ta zprapsë disi kryeministrin nga sulmet e tij të herëpashershme kundër drejtësisë. Gjithahstu tani nuk mund të aludohet më për një kompllot të së majtës kundër tij. Por në pjesën tjetër vendimi i lë të hapura akuzat e prokurorisë. Nëse gjyqtarët do të kishin qenë në gjendje që ta shpallnin të lirë Berluskonin nga akuza për ryshfete të vazhdueshme ndaj një kryegjyqtari ata do ta kishin bërë këtë. Por duke e konsideruar tani akuzën si të vjetëruar, kjo s´është gjë tjetër veçse një njollë e madhe me të cilën duhet të jetojë këtej e tutje Berluskoni. Po qese Italia do të ishte një demokraci normale ai duhej të kish dhënë dorëheqjen me kohë", nënvizon "Stuttgarter Zeitung".

"Kölner Stadtanzeiger" shënon: "Qysh prej vitesh Berluskoni po bën çmos që t´i gërryej gjithnjë e më shumë themelet e demokracisë italiane. Kështu edhe kësaj radhe me avokatët e tij sa për të thënë. Megjithatë Berluskonin e pret tani një gjykim më i rëndësishëm: vendimi i zgjedhësve", parashikon "Kölnr Stadanzeiger".

Një citat nga komenti i "Lübecker Nachrichten": "Fakti që vendimi është një lirim i dorës së dytë as që i bën përshtypje Berluskonit. Në këtë rast vjetërim i akuzës do të thotë, se një akuzë për shkeljen e ligjit nuk mund të ndiqet më penalisht. E pra formalisht Berluskoni del i palagur. Tani ai ka dorë të lirë që të vazhdojë ta ristrukturojë republikën italiane sipas shijes së vet. Kjo do të thotë më pak liri shtypi, më shumë presion ndaj drejtësisë, koklavitje e politikës me biznesin si dhe ndryshimi i ligjit elektoral në favor të tij. E mjera Itali!", tërheq vëmendjen analisti i ""Lübecker Nachrichten".

Duke marrë shkas nga kjo temë në opinionin e gazetës "Tagesspiegel" analizohet demokracia italiane: "Italia pas Luftës së Dytë Botërore nuk ishte një demokraci normale perëndimore - dhe pas rënies së murit ajo kishte nevojë urgjente për reforma. Ashtu si edhe disa shtete në Evropën Lindore shoqëria italiane, ndonëse në kushte të tjera, ishte peng i konfrontimit midis blloqeve. Meqënëse askund në Perëndim partia komunsite nuk ishte aq e fortë sa në Itali, Amerika dhe Evropa Perëndimore bënë ç´ishte e mundur për të mbështetur partitë italiane me orinetim perëndimor. Por çmimi i kësaj politike ishte instalimi i partisë konservatore "Democrazia Cristiana" si një lloj sundimi njëpartiak. Kjo ka qenë konstantja e pushtetit në të gjitha koalcionet e ndryshueshme qeveritare. Demokristianët me partitë e tjera krijuan kulturën e korrupcionit dhe të lidhjes së aleancave me mafien. Me rënien e perdes së hekurt u shpërbë menjëherë edhe sistemi i partive në Itali", shkruan "Tagesspiegel."


SHBA dhe Gjermania sërish kanë mosmarrëveshje, këtë radhë fjala
është për misionin e NATO-s për përgatitjen e ushtarëve dhe policëve irakianë. Gjermania merr pjesë në këtë mision vetëm jashtë territorit irakian. E përditshmja "Nordsee Zeitung" shkruan: "Sërish ka plasur sherri në marrëdhëniet gjermano-amerikane. Ministri i mbrojtjes Peter Struk e ndjen veten të provokuar prej Kolin Pauellit: ky i fundit kritikoi angazhimin e Gjermanisë në Irak. Por sic duket ai harron që ushtria gjermane ndërkohë po përgatit ushtarë irakinë, pavarësisht se jashtë Irakut. Pikërisht për këtë Struk është i zemëruar, sepse ndryshe nga partnerët e tjerë të NATO-s, është Gjermania ajo që po jep ndihmë konkrete. Në vend që ta vlerësojë këtë Pauell kritikon faktin, që ushtarët gjermanë nuk janë aktive direkt në Irak. Eshtë e vështirë të kuptohet përse sillet ai kaq ashpër me qeverinë e Berlinit kur i kanë mbetur edhe pak ditë në post", shënon "Nordsee Zeitung".

Lidhur me marrëdhëniet transatlantike në gazetën "Dresdner Neueste Nachrichten" komentohet: "Pavarësisht nga diferencat lidhur me çështjen e Irakut janë të dukshme përpjekjet e SHBA dhe të evropianëve për krijimin e një ure më solide në dy anët e Atlantikut. Në shkurt presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, do të zhvillojë bisedime me NATO-n dhe BE-në. Edhe vizita e shkurtër që do të pasojë në Gjermani dëshmon për përjekjet për një bashkëpunim të nevojshëm dhe të arësyeshëm. Marrëdhëniet transatlantike pas 11 shtatorit 2001 dhe luftës në Irak duhet të ripërkufizohen. NATO-ja nuk është vetëm shprehje e vlerave të përbashkëta dhe interesave për sigurinë, por kjo aleancë gjithnjë e më shumë po shndërrohet në një aktor të rëndësishëm politik në skenën botërore", analizon "Dresdner Neusten Nachrichten".

  • Data 11.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxc
  • Data 11.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxc