Shumica e gazetave ne Gjermani ne fokus kane sulmet ne Madrid dhe zgjedhjet presidenciale ne Rusi. | Studimi në Gjermani | DW | 15.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shumica e gazetave ne Gjermani ne fokus kane sulmet ne Madrid dhe zgjedhjet presidenciale ne Rusi.

Gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan:

„Rreziku më i madh qëndron në atë, që të bëhet dallimi mes terroristëve të mirë dhe të këqinjë, siç po vërehet heshturazi në rastin e Spanjës. Kush ishte në anën e amerikanëve, ai duhet të denohet; kush ka refuzuar, ai shpëton nga hidhërimi i terroristëve. Kjo ndarje e tille është paksa naive. Nuk ka qëndrim taktik ndaj terroristëve dhe është akademike të mendohet nëse reaksioni amerikan për 11 shtatorin, botën e ka bërë ose jo më të sigurt. Al-Qaida e dëshironte ballafaqimin dhe prap do gjej mjete e mënyra që atë ta ashpërsojë.“

Gazeta e Berlinit "DER TAGESSPPIEGEL" mendon:

„Ekspertë e Gjermanisë për siguri vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen kundër besimit, se ky shtet ka mbetur i pasulmuar vetëm për shkak të përmbajtjes në politikën e jashtme dhe suksesit të organeve të tij të sigurisë… Rreziku nga sulmet, si tani në Madrid, ndoshta mund të minimizohet me rritjen e vigjilencës – dhe kjo vigjilencë duhet të rritet – por nuk mund të evitohet ajo që kurrsesi të mos ndodhin sulme. Kundër atentateve vetëvrasëse nuk ekziston mënyrë për t’u mbrojtur.“

Gazeta "Kölner Express" komenton: Pasiguria rreth autoreve të sulmeve në Madrid nënkuptoi se zgjedhjet u mbajtën në "kushte të parregullta". Ajo komenton se mënyra se si kryeministri Jose Maria Aznar reagoi pas sulmeve në Madrid ishte e "pafalshme" dhe çoi drejt "gënjeshtrës shetërore". "Terrorizmi islamik kundër Spanjës nuk është 'problem spanjol' i cili mund të shmanget nga evropianët e tjerë, me besimin se ai është shqetësues vetëm për vendet e luftëtarëve të së keqes irakiane Aznar, Blair dhe Bush", nenvizon gazeta.

"Është shumë e vështirë të analizohet ndikimi i sulmeve të së enjtes në Madrid, por përgjegjësia e al-Kaidës dhe dyshimi për manipulim të lajmeve nga ana e qeverisë mund të kenë kontribuuar" edhe ne zgjedhjet e se djeles komenton ajo.

Gazeta Financial Times Deutschland merret me zgjedhjet presidenciale ne Rusi

Presidenti rus Vladimir Putin ka fituar me nje rezultat rekord postin e tij si president per te dyten here ne Rusi .Vladimir Putin eshte ne kulmin e pushtetit te tij .Ky pozicon e ben Putinin momentalisht te pakonkurrueshem si president dhe kjo u vu re edhe ne rezulatatet e para te numerimit te votimeve.Populli rus ka gjetur tek presidenti Putin mbeshtetje. Por sfida e tij si president eshte tani, pas marrjes së mandatit te dyte, nese ish agjenti i sigurimit do ta tegoje vehten si nje reformator i vertet per vendin apo jo. Gazeta "Osnabrüker Zeitung" po per kete teme komenton: Marshimi i Vladimir Putinit ne raundin e dyte ne postin si president ishte pothuajse e programuar.Vendimtare sipas kesaj farceje zgjedhjesh eshte se ne ç'drejtim do te marshoje ai.Deri tani qeverisja e tij rotullohej para se gjithash ne mbajtjen e pushtetit, gje qe ka bere qe per Rusine te sjelle nje kosto te larte.Pluralizmi, liria e shtypit, sistemi juridik dhe federalizmi kane nbetur ndërkohë ne vend.

  • Data 15.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1m
  • Data 15.03.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1m