SHBA dhe Uzbekistani & Lufta kundër terrorizmit & Lufta elektorale në Gjermani | Studimi në Gjermani | DW | 01.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

SHBA dhe Uzbekistani & Lufta kundër terrorizmit & Lufta elektorale në Gjermani

Ndër temat që komentohen në shtypin e sotëm janë lufta kundër terrorizmit dhe kërkesa e Uzbekistanit për largimin e trupave të SHBA nga vendi. Nga politika e brendëshme në valën e luftës elektorale në Gjermani komentohet diskutimi mbi duelin televiziv mes kancelarit socialdemokrat Shrëder dhe rivales së tij kristjandemokrate Merkel.

default

"Frankfurter Allgemeine Zeitung" i referohet kërkesës së Uzbekistanit në adresë të SHBA për largimin e trupave të dislokuara në këtë vend brenda gjashtë muajsh: "SHBA kanë mjaft mundësi që edhe duke e devijuar Uzbekistani t´i furnizojnë trupat në Afganistan. Anullimi i kontratës nga ana e presidentit Karimov prek në radhë të parë popullsinë civile afgane dhe ekipet e rindërtimit në Veri të vendit. Me mbylljen e kësaj baze do të dobësohet edhe qeveria e Kabulit, që ndërkohë është e varur prej mbështetjes ndërkombëtare. Por gjendja do të behët jokomode edhe për ushtrinë gjermane, Bundesverin, të dislokuar në Uzbekistan. Ndryshe nga amerikanët, Bundesveri mund ta arrijë kontigjentin në Afganistan vetëm nëpërmjet bazës së Termes. Kjo ka bërë që qeveria në Berlin të tregohet më miqësore nga sa ia do zemra kundrejt regjimit të Karimovit, gjë që u manifestua në qëndrimin indiferent prej zorit ndaj trazirave që ndodhën në Andixhanin që shtrihet rreth njëqind km. nga baza e Termes", vëren "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Duke iu referuar fillimit të luftës kundër terrorizmit me Afganistanin komentatori i "Märkische Oderzeitung" merr nën lupë qëndrimin e OKB-së: "Deri tani sukseset për ta luftuar terrorin në orgjinën e tij kanë qenë modeste. Teksa SHBA në vjeshtën e vitit 2001 sulmuan Afganistanin për të rëzuar regjimin e talibanëve dhe për t´i shkatërruar bazën operative El Kaidës, u ngjallën shpresat për asgjësimin e këtij rrjeti. Faktikisht hordhitë e Bin Ladenit ndoqën urdhërin e shefit të tyre duke krijuar në mbarë botën celula të xhihadit: në Filipine, në Çeçeni, në bashkësitë islame të Evropës dhe në Amerikë. Fluksi i parave vazhdon të jetë i pandërprerë duke u qarkulluar prej fondacioneve të dyshimta, si p.sh. në Arabinë Saudite. Gjithashtu ende ka shtete, si Irani, që nisur nga kalkulimi politik, ose si Pakistani, të shtyrë prej dobësimit të politikës të brendëshme, nuk i përndjekin energjikisht terroristët. Sanksionet mund të ndihmojnë, vetëm nëse ato vendosen dhe zbatohen vërtetë", tërheq vëmendjen "Märkische Oderzeitung".

Sa i përket politikës së brendëshme në Gjermani, tema numër një e komenteve është padyshim lufta elektorale dhe debati i hapur mbi duelin televiziv mes rivalëve Shrëder dhe Merkel.

"Badische Neueste Nachrichten" shkruan: "Angela Merkel, si kandidate për kancelare e përgatitur mirë mund ta verë me shpatulla pas murit kancelarin aktual duke i përmendur shifra, të dhëna dhe fakte mbi deficitet e qeverisë së socialdmeokratëve dhe ekologjistëve. Përballë këtij bilanci ajo mund të paraqesë konceptet e veta, ndaj Merkel s´ka përse t´i frikësohet debatit. Rrallëherë një sfidante e ka pasur kaq të lehtë, kjo prej bilancit katastrofal të qeverisë. Ajo duhet të tregohet e guximshme", nënvizon "Badische Neueste Nachrichten".

"Achener Zeitung" komenton: "Merkel nuk mund t´i shpëtojë duelit televiziv me Shrëderin. Madje kjo është e rëndësishme, për t´u profolizuar përpara publikut disa milionësh në një duel të drejtpërdrejtë. Tek e fundit efekti publik është një faktor i rëndësishëm për një kryerministër në shoqërinë tonë të medieve. Por një duel i dytë nuk do t´i ndihmonte asaj", konstaton "Achener Zeitung" duke u nisur nga fakti që Merkel nuk preferon prezantimin në dy duele televizive, mendon komentatori i "Achener Zeitung".

Ndërsa e përditshmja "Fränkischer Tag" analizon luftën elektorale në përgjithësi duke iu referuar partisë së majtë të sapo pagëzuar, që ka më shumë mbështetje në Lindje të Gjermanisë: "Ç´qëndrim do të mbajë unioni kristjandemokrat ndaj landeve të reja në Lindje? Mos vallë do të ketë një fushatë të posaçme në këto lande? Angela Merkel nuk do ta bëjë një gabim të tillë taktik. Ajo dëshiron të jetë kancelare e "të gjithë gjermanëve" dhe nuk preferon që të përfaqësojë gjermanë të klasit të parë dhe të dytë. Nëse krijohet një përshtypje e tillë, atëherë do të humbiste përfundimisht nga fokusi qëllimi për unifikimin gjerman. Një gjë të tillë do ta shfrytëzonin për interesin e tyre përfaqësuesit e së majtës së re: Oskar Lafonten dhe Gregor Gizi", komenton "Fränkischer Tag".

Lidhur me partinë e re të së majtës "Ostthüringer Zeitung" analizon: "Rezultatet e mira të anketimeve japin shkas për t´u shqetësuar. Prej entuziazmit për kuotën e përkrahjes aktualisht me 30% në Lindje veprimtaritë e partisë së socializmit demokratik në shumë rajone morrën karakterin e festave vjetore të shoqatës muzikore Harmonia. Me zell shokët dhe shoqet iu përgjigjën të gjitha propozimeve të bosëve të tyre, duke filluar që nga ndryshimi i emrit të partisë e deri tek përcaktimi i listave të kandidatëve për zgjedhjet e Bundestagut. E si nëpër të u ndihmuan edhe politikanë të konsumuar në Perëndim për të pasur sërish të ardhura pleqërie. Oskar Lafonten si ish-kryeministër i landit të Zarës dhe disa politikanë e aktivistë të tjerë të sindikatave e të së majtës të dalë në pesnion, këtej e tutje, falë pozicioneve të mira në listat e landeve Nordrajn-Vestfali dhe Tyringen mund të shpresojnë sërish për dietat parlamentare" nënvizon "Ostthüringer Zeitung".

  • Data 01.08.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruO
  • Data 01.08.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruO