Pasqyra e shtypit të së dielës | Studimi në Gjermani | DW | 04.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të së dielës

Pasqyra e shtypit ndërkombëtar të javës që po përfundon përqëndrohet në disa tema të rëndësishm evropiane. Kriza shtetërore në Ukrainë, reforma juridike në Itali si edhe qëndrimi i socialistëve francezë pro kushtetutës evropiane kanë qenë në qendër të komenteve të gazetave evropiane këtë javë


Kriza shtetërore në Ukrainë ka mbushur edhe këtë javë komentarët e gazetave gjermane dhe atyre evropiane. Në Ukrainë pas protestave të shumta Gjykatësit më të lartë vendosën të anullonin zgjedhjet mjaft të diskutueshme të balotazhit në 21 nëntor. "Gazeta e Luksemburgut, "Luxemburger Wort" për këtë komenton:
"Taktika e lodhjes nga ana e pushtetarëve të Kievit përkundër opozitës u kundërshtua qartë. Në kontrast me komisionin zgjedhor gjykatësit më të lartë më votën e tyre, treguan pavarësi dhe i mposhtën të gjitha presionet e pushtetit të lartë. Nuk mund të anashkalohet edhe fakti që pa presionin e perëndimit nuk do të kishte ardhur deri tek anullimi i këtyre zgjedhjeve të manipuluara në mënyrë masive."

Gazeta e Cyrihut, "Tages-Anzeiger është e mendimit:
"Vetëm fakti që Gjyqi më i lartë nuk u frikësua dhe e mori vendimin e tij sipas ligjit, është një fitore për Ukrainën, ku gjykatësit shpesh keqpërdoren si përmbarues të llogarive politike. Njerëtzit në Kiev i brohoritën gjykatësit si heronj- por heronj në të vërtetë janë ata vetë. Me qetësi, por të vendosur, të bindur në të drejtën e tyre për zgjedhje të ndershme, ata sfiduan të ftohtit dhe qeverinë e korruptuar."

Ndërsa gazeta londineze "Times" shkruan:
"Gjykatësi Anatoli Jarema ndoshta do të përkujtohet qysh tani me një monument në sheshin e pavarësisë në Kiev. Vendimi i Dhomës së Gjykatës së Lartë, të cilën ai drejton, për të rrëzuar rezultatin zyrtar të zgjedhjeve në Ukrainë muajin e shkuar, do të thotë një deklarim i rëndësishëm i pavarësimit nga influenca ruse, pikërisht si deklarimi zyrtar që rrëzoi Bashkimin Sovjetik para 13 vjetësh. Prej asaj kohe potenciali ukrainas për të punuar për interesat e veta nuk ishte vënë në provë si asnjëherë tjetër."

Ndryshojmë temë: Socialistër francezë dhanë votën e tyre me 59% pro kushtetutës evropiane. Lidhur me këtë gazeta franceze "La Marseillaise" citon:
"Socialistët me shumicë të qartë preferuan në mënyrë të vendosur për një Evropë liberale duke i dhënë kështu një goditje rehatisë së statuskuosë së Evropës së Mastriqtit. Megjithëse ata nuk e shohin me sy të mirë konceptimin tregtar të BE-së, shumica e anëtarëve të partisë nuk guxoi të fuste në krizë pikërisht këtë model të strukturës evropiane. Të lëkundur mes idealet evropiane dhe bindjeve socialiste, me "PO"-në e tyre, ata kanë parë një mundësi minimale të respektoheshin të dyja këto".

Gazeta britanike "GUARDIAN" e sheh vlerëson kështu votimin e socialistëve francezë:
"Pas këtij rezultati është e mundshme që kushtetuta në referendumin kombëtar vitin e ardhshëm të miratohet, megjithëse kjo nuk është aspak e sigurtë. Megjithatë mund të ndodhin zhvillime të tjera negative. Rezultatet e referendumeve në Hollandë dhe Çeki janë gjithashtu të paqarta. Kjo vlen mjaft edhe për Britaninë e Madhe, ku euroskeptikët janë të organizuar në media mjaft mirë, përkundër ithtarëve të kushtetuës, të cilët dobësohen edhe nga indiferenca e qeverisë."

Ndryshojmë sërish temë në pasqyrën e shtypit:
Parlamenti italian ka miratuar një reformë të drejtësisë, e cila sipas vlerësimeve të opozitës, e përforcon mjaft influencën e shtetit. Gazeta italiane që botohet në Romë, "La Republica" ju drejtohet lexuesve të saj:
"Ata do t'ju thonë se ky ligj, i cili reformon drejtësinë, është një ligj teknik. Madje edhe i nevojshëm. Ata do t'ju thonë që kjo është mënyra më e arsyeshme për të përshtatur punën e gjykatësve kohëve moderne dhe më në fund arritjen e një drejtësie efektive dhe korrekte. Thjesht kjo nuk është e vërtetë. Për tu bindur për këtë, mjafton të vëresh me kujdes fjalët dhe veprat, se çfarë thonë ata, dhe çfarë bëjnë konkretisht. Ajo që ata nuk përmendin, është se çfarë synon kjo reformë- Ligji i ri i drejtësisë është një presion i madh, që ushtrohet me qëllim të përuljes së autonomisë së drejtësisë. Nuk është një reformë e drejtësisë por një reformë e gjykatësve."


  • Data 04.12.2004
  • Autor Stefan Stikelman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxj
  • Data 04.12.2004
  • Autor Stefan Stikelman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arxj