1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pasqyra e shtypit të së mërkurës

22 Nëntor 2006

Temat: Bilanci njëvjeçar i koalicionit të madh dhe Lindja e Mesme

https://p.dw.com/p/Arms
Angela Merkel
Angela MerkelFotografi: AP

Para një viti u krijua koalicioni i madh. Për bilancin e punës njëvjecare të qeverise gjermane që përbehet nga koalicioni i partive kryesore unionit kristiandemokrat dhe partisë socialdemokrate disa nga artikujt kryesorë të gazetave gjermane:

"Nordkurier" gjen fjalë lavdërimi për kancelaren:

"Koha ecen me shpejtësi të madhe. Para një viti politikania kristiandemokrate Angela Merkel u bë kancelare. Kujt ia kishte marrë mendja këtë në vitin 1990, kur nxënësja e atëhershme e Helmut Kohlit bënte hapat e parë në parketin e politikës gjermane? Sidomos kundershtarëve e saj politikë, të cilët mezi prisnin ta përqeshin me shkak dhe pa shkak, u ka mbetur tani e qeshura në fyt, pavarësisht se librezen e cilës parti kanë. Kjo do të thotë se Angela Merkel me mënyren e saj ka treguar edhe një herë, se për të çarë në politikë nuk është nevoja të bësh gjithnjë zhurmë me zë të lartë."

"Kieler Nachrichten" e vlerëson kështu punën e deritanishme të koalicionit qeverisës:

"Pension në moshen 67 vjeçare, reforma e federalizmit, të holla për prindërit, konferenca islamike keto janë elementet aktive të një bilanci vjetor të kursyer të koalicionit të madh. Shumë thonë, se kjo është shumë pak për një vend, i cili ndodhet në mes të reformave të bllokuara. Të tjerëve u duket se koalicioni i madh me ata që ka vendosur ka shkuar shumë larg. Për dikë ndryshimet përbëjnë shanse, për të tjerët rrezik. Politika e hapave të vegjël e Merkelit sjell këtë gjëndje. Kancelarja e di, se duhet ta marrë seriozisht nevojën e madhe për siguri të shumë qytetarëve po ashtu si dhe kerkesën e të tjereve për më shumë liri individuale. Këto interesa të kunderta nuk mund të çojnë në rezultate të mrekullueshme. Ta kerkosh fajin për këtë vetëm te qeveria, do të ishte dobësi. Ajo është pasqyrimi i shoqërie në fakt të pavendosur."

"Nordbayerischer Kurier" komenton :

"Ai ekziston, bilanci i vogël i suksesit të koalicionit. Por duartrokitja e qytetarit, të cilit i kërkohet shumë, mungon. Ekipi i Merkelit nuk e ka moralin lart. Sepse çmimi për politikën e re të Merkelit dhe të zëvendesit të saj është i lartë. Shumë i lartë thonë disa dhe kanë ndermend rritjen e taksave, shkurtimet për uljen e shumës së deklarimin fiskal të asaj kategorie që përdor makinën për të shkuar në vendin e punës. Të tjerë kujtojnë rritjen e shpenzimeve për qytetarët në raste sëmundjesh. Kancelarja shpreson në hapesira të reja të shperndarjes, që duhej të aktivizoheshin në kohë para zgjedhjeve të ardhshme. Por së pari qytetarit duhet t´i pihet gjaku. Sepse shtetit i mungon forca që të kursejë."

Tageszeitung nga Berlini:

"Justifikimi i vetëm për një koalicion të madh, që nga pikëpamja teorike dhe demokratike nuk është aspak i dëshirueshëm, qëndron në faktin se ai ia përshtat strukturat rrethanave. Konkretisht kjo duhej që quhej reformë e suksesshme e federalizmit. Por këtu ka dështuar koalicioni i madh dhe në këtë pikë nuk do të ndryshojë asgjë në këtë periudhë legjislative. Prandaj çdo zhgënjim është i justifikuar, sado populiste që të duket kjo. Për të tjerat biles edhe për reformën e çuditshme shëndetësore mund të thuhej pardon."

"Handelsblatt" nga Düsseldorfi lidhur me politikën ndaj Lindjes së Mesme

"Nga gabimet politike qeveritë pësojnë nganjëherë pas disa vitesh. Kjo vlen të thuhet edhe për politikën e perëndimit ndaj Lindjes së Afërt dhe të Mesme. Sepse pas 11 shtatorit 2001 superfuqia drejtuese SHBA e vuri pas njëri-tjetrit në listen e prioriteteve një herë Afganistanin, pastaj Irakun dhe në fund Iranin. Thelbi i krizës në Lindjen e Afert konflikti ndermjet izraelitëve dhe palestinezeve, u zhduk nga rrezja e radareve. Misionin Unifil në Liban e mbajnë përsiper në rradhë të parë evropianet. Kjo neglizhencë është shumë e rrezikshme, sepse angazhimi masiv me trupa në Liban pa avancime politike mund të dalë si dështim. Vrasja e politikanit kristian Pierre Gemayel tregon se sa shpejt avancon atje rrënimi i autoritetit shteteror.

"Financial Times Deutschland" po për Lindjen e Mesme.

"Ngjarjet e përgjakshme të Bejrutit të kujtojnë se përse është fjala, tani që gjithnjë e më shumë flitet se Siria dhe Irani duhet të luajnë një rol kyç në stabilizimin e Lindjes së Mesme, nga Gaza deri në Irak. Me stabilitet iranianët e sigurtë në vetvete dhe rregjimi sirian i Asadit kuptojnë dicka krejt tjetër nga ç´kupton perendimi dhe forcat e dobëta demokratike në rajon. Për Iranin dhe Sirinë fjala është në rradhë të parë për një gjë: Që t´u shkaktojnë një humbje të dhimbshme amerikanëve dhe të gjitha planeve për një Lindje të Mesme të re."

.