Pasqyra e shtypit german të së mërkurës | Studimi në Gjermani | DW | 16.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit german të së mërkurës


Komentatorët e shtypit të sotëm gjerman ndalen sot ndër të tjera në zhvillimet në Irak dhe në ekipin që pritet të vijë në fuqi në Gjermani, nëse zgjedhjet i fitojnë kristjandemokratët.

FINANCIAL TIMES DEUTSCHLAND që botohet në Hamburg shkruan për gjendjen në Irak:

"Nëse do të bihet dakord për kushtetutën, e gjitha kjo do të varet edhe më tej nga sjellja e SHBA. Ato duhet të jenë në gjendje t'i rezistojnë presionit për të rënë dakord. Madje edhe spekullimet për tërheqjen e mundshme të ushtarëve amerikanë nga Iraku mund të dalin të dobishme, duke i vënë vetë irakianët para përgjegjësisë. Në përpjekjet midis shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, cdo grup popullor po peshon favoret dhe disfavoret e një rënie paqësisht dakord, përballë rreziqeve dhe shanseve të një konflikti të hapur. Pas pikave të mosmarrëveshjeve, status i fesë, të drejtat e grave, ndërtimi federal ka interesa të qarta pushteti dhe ekonomike. Para së gjithash cështja: kush merr cfarë nga pasuria e naftës, burimet e së cilës janë ndarë në mënyrë shumë të pabarabartë në rajonet e vendit?"


Ndërsa MÄRKISCHE ODER ZEITUNG që del në Frankfurt mbi Oder është e mendimit:

"Do të ishte gabim që shtyrja e miratimit të shihet si dështim. Parlamentarët irakianë bënë më të mencurën në këtë situatë. Eshtë më mirë që puna të ngadalësohet, se sa të shkruash nën presionin amerikan një kushtetutë, e cila mban në vetvete thelbin e dështimit. Para së gjithash kurdët në Veri dhe shiitët në kufi me Iranin duan të lënë pas vetes një derë hapur, e cila mund të conte shpejt në shkëputje. Ky do të ishtë dënimi me vdekje për Irakun."


Ndërrojmë temë: kandidatja për kancelare, kryetarja e Partisë Kristjandemokrate Gjermane, CDU, Angela Merkel tërhoqi në ekipin e saj "të kompetentëve", të qeverisë së ardhshme për sektorin e financave një jurist relativisht të panjohur të së drejtës kushtetuese. Ky fakt, dhe ekipi i Merkelit komentohet sot gjerësisht në shtypin gjerman:

DIE WELT e Berlinit ndër të tjera shkruan:

"Pas kërkimeve të mundimshme, Angela Merkeli pati guximin që të angazhojë një person të guximshëm: Paul Kirchoff nuk është një njeri që është përshtatur. Me disa persona dhe plane në CDU ai ka probleme. Ai ofroi origjinalin e pastër, prej të cilit Fridrih Merci krijoi konceptin e tij politik për taksat, dhe hoqi dorë, kur ai koncept u tjetërsua. Sa i qëndrueshëm është profesori si politikan, kjo pritet të dalë në pah. Pushtet në parti ai nuk ka."


TAGESANZEIGER që del në Berlin lexojmë:

"Kirchofi donte gjithmonë që të futej në politikë, dhe pas zgjedhjeve ai nuk do të lejojë ta spostojnë. Ai mbron një koncept radikal të taksimit, i cili parashikon shumë seriozisht një ngarkesë maksimale prej 25%. Ndeshja e juristit Kirchof me realitetin do të jetë interesante dhe do t'i kushtojë Merkelit ndoshta nerva- aq më tepër kur fundamentalizmi i tij nuk njeh kompromise."

Ja edhe mendimi i komentatorit të SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:

"Për problemin e vërtetë të Merkelit në temën financa dhe ekonomi në radhë të parë janë dy emra: Fridrih Merc dhe Edmund Stoiber. I pari është padiskutim specialisti më i mirë që mund të ofrojë unioni aktualisht; ai do të mbronte një program të mprehtë dhe liberal reformash pas zgjedhjeve. Por as Merkeli dhe as Merci nuk qenë në gjendje të gjenin një rrugë, për ta vënë në vend si duhen marrëdhënien e tyre të shkatërruar. Ndërsa kryeministri i Bavarisë e bllokon ekipin e kompetencave, sepse dëshiron ta mbajë hapur deri pas zgjedhjeve vendimin e tij nëse do të kalojë në Berlin apo jo."

Ndërsa FRANKFURTER RUNDSCHAU konstaton përmbledhtazi:

"Cfarë janë në gjendje të ofrojnë unionistët? Prioritet për vendet e punës! Këtë e kemi parë në një pamflet të partisë socialdemokrate gjermane nën Rudolf Sharpingun, atëherë quhej edhe më pa fantazi: vende pune, vende pune, vende pune dhe rezultatin e njohim të gjithë. Kjo në një kohë kur idetë e konservatorëve mund t'i gjesh në rrugë: siguri e brendshme. Siguri e jashtme. Familje. Besim fetar. Ekonomi tregu. Shtresë e mesme e popullsisë. Pulsi i kohës, të cilin pretendon ta njohë edhe njeriu i Merkelit për financat, Paul Kirchhof, për unionistët nuk është i ndjeshëm sa duhet. Kështu që përfundimi që mund të arrihet mund të jetë vetëm: me idetë e veta unionistët nuk janë më në gjendje të arrijnë gjë."

  • Data 16.08.2005
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruE
  • Data 16.08.2005
  • Autor ADD
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruE