Pasqyra e shtypit - Fillimi i mandatit të dytë presidencial të Xhorxh Bushit | Studimi në Gjermani | DW | 20.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit - Fillimi i mandatit të dytë presidencial të Xhorxh Bushit

Top temë në shtypin e sotëm të Gjermanisë është betimi i presidentit të SHBA, Xhorxh Bush, dhe kabinetit qeveritar duke hapur mandatin e dytë legjislativ të republikanëve.

Laura dhe Xhorxh Bush në kapitol pas betimit

Laura dhe Xhorxh Bush në kapitol pas betimit

Gazeta "Die Welt" komenton: "Triumf si asnjëherë më parë dhe nevojë për siguri si kurrë më parë. Që të dyja këto për dy arësye të forta: Bushi e ndjen veten të konfirmuar nga shumica e elektoratit si për luftën kundër terrorizmit ashtu edhe për luftën në Irak. Njëkohësisht marshimi i disa mijëra forcave të policisë dhe rendit tregon, se lufta e padukshme kundër terrorit ende nuk është fituar. Bashkë me paradat marshon edhe shqetësimi jo vetëm i amerikanëve, por edhe i pjesës tjetër të botës. Defictet kanë dalë jashtë kontrollit, qoftë në bilancin e tregtisë dhe pagesave, ashtu edhe në buxhetin e shtetit. Lufta në Irak është fituar përgjysmë, e në këtë mënyrë është edhe gjysmë e humbur. Përhapja e armëve të shfarrosjes në masë më e shumta mund të frenohet, por ajo nuk mund të ndalet. E kush përveç Amerikës e konsideron këtë si çështjen e vet? Aleatët e vjetër kanë humbur në dëshpërim", tërheq vëmendjen e përditshmja "Die Welt".

Duke iu referuar pikërisht luftës së Irakut, gazeta e Heidelbergut "Rhein-Neckar Zeitung" shtron pyetjen: "Çështja vendimtare është, se si do mund t´i nxjerrë Bushi SHBA nga kapitullimi në Irak? Para së gjithash prej kësaj do të varet edhe vlerësimi i tij në histori. E po si rjedhojë e kësaj do vlerësohet edhe pretendimi i Bushit, që një pjese të "Evropës së vjetër" i tingëllon i panjohur, për eksportimin në të gjithë botën të lirisë, ashtu siç e kupton ai. Që Bushi mbetet një politikan bindës, këtë ai e dëshmoi dje me mënyrën se si i shpalosi bindjet e veta. Premtimet ai do t´i vërë në jetë, nëse ka mundësi. Në Iran p.sh. Por për për këtë atë do ta pengojnë mungesat fiskale. Shansi historik i Bushit ndodhet në Lindjen e Mesme. Nëse ai do t´ja arrijë që t´i pajtojë izraelitët dhe palestinezët, atëherë ai do të ketë të drejtë me pretendimin e vet për: Liri në paqe", konkludon "Rhein Neckar Zeitung".

Nga komenti i "Märkische Oder Zeitung" veçojmë: " Për aq kohë sa botëkuptimi fetar-fundamentalist i Bushit për rolin e SHBA si superfuqi do të vazhdojë të jetë i fokusuar vetëm në realizimin e politikës amerikane të forcës, nuk do të mund të ketë sukses të vërtetë ndaj sfidave qendrore si varfëria, mjedisi, terrori dhe armët e asgjëismit në masë. Bota nuk ëhstë bërë me e sigurt me përfundimin e mandatit të parë të Xhorxh Bushit. Një administratë që edhe dje sërish festoi suksesin e demokratizimit në Irak dhe në Afganistan, vuan prej vetëzhgënjimit. Për ta kuptuar këtë mjafton vetëm të shohësh lajmet e televizionit. E vetmja gjë shqetësuese tani ëhstë fakti, se Bushi pas rizgjedhjes ende është mëse i bindur për drejtësinë e misionit të tij dhe se duhet të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë", vëren "Märkische Oder Zeitung".

Në gazetën "Münchener Merkur" komentohet: "Si askush tjetër ky president përbetohet për mrekullimin e hershëm të amerikanëve prej lirisë dhe idealizmit. Vetëdija e tij për t´i përçuar këto vlera e ushqyer nga burimet fetare, është e orientuar nga një model botëror, të cilin ai në rast nevoje dëshiron ta arrijë me zjarr e me shpatë. (...) Ai ka pas një fitore solide në zgjedhje, gjë që i alarmon kritikët e tij në Evropën e vjetër, po aq sa edhe nxit spekulimet, se lufta tjetër është duke u përgatitur. Në perspektivat e studimeve për superfuqinë dominon frika prej zellit të pafrenuar për luftë. Por ai që jepet pas të tilla emocioneve, ose nuk e ka kuptuar Amerikën, ose nuk do ta kuptojë atë. Mjafton një analizë e kthjellët e fakteve për të zbuluar, se presidentit do t´i duhet të përballojë shumë më tepër pasojat e mandatit të parë të tij, se sa do të ketë mundësi të merret me projektet e periudhës së dytë legjislative. Xhorxh Bush është duke i strapacuar SHBA pothuajse në cdo drejtim", analizon komentatori i "Münchener Merkur".

  • Data 20.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx5
  • Data 20.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arx5