Pa hapjen e dosjeve të ish-sigurimit politika e Tiranës peng i së shkuarës | Ballkani | DW | 14.07.2008
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pa hapjen e dosjeve të ish-sigurimit politika e Tiranës peng i së shkuarës

Intervistë me Aleksandër Biberaj, deputet i PD-së, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, hartues i projektligjit të PD-së për hapjen e dosjeve.

default

DW : Zoti Biberaj, ju jeni një nga partizanët e hapjes së dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të policisëe sekrete të regjimit komunist, Sigurimit famëkeq të shtetit. Jeni përfshirë në debatin politik të ditës më qëndrimin

" boll kohë kemi humbur, sa më parë të hapen aq më mirë" Argumentat tuaja_


Aleksandër Biberaj: Dekomunistizimi i shoqërisë, dënimi i krimeve të regjimit komunist është i lidhur në rradhë të parë më hapjen e këtzrë dosjeve. Shqipüëria ka patur diktaturënmë të ëgër dhe më afatgjatë në të gjitha vendet e ish Lindjes komuniste. Përpjekjet për të bërë transparencën e dosjeve dh ehapur faqen e errët të ish spiunëve nuk janë të tanishme. Në vitin 1995- 1996 u miratua një ligj, të cilit me ardhjen e të majtës në pushtet në vitin 1997, iu bënë disa amendime, që sollën humbjen e rëndësisë së ligjit. Shkurt, ështëe fjala për një proces qëe filloi dhe për fat të keq nuk përfundoi. Prandaj pëeriudha eSigurimit të shtetit, e informatorëve sekretë mbetet një periudhë e mistershme që duhet zbardhur patjetër. Domosdoshmëria e transparencës së saj vjen nga detzrimi që politika ka ndaj shoqërisë, ndajk historisë kombëtare. Për më tepër kur njerëzit që kanë qenë pjesë e atyre strukturave të errta mund jenë edhesot e kësaj dite pjesë e strukturave drejtuese në politikë, administratë publike apo drejtësi.

Pra, kërkohet transparenca e së kaluarës përtë gjithë ata përsona që aspirojnë të bëjnë kariere në strukturat e sapërmendura më lart. Por është edhe elementi moral dhe politik. Dhe argument i i fundit janë detyrimet që ka Shqipëri asi anëtare e Këshillit të Europës. Procesi i hapjes së dosjeve të ish spiunëve të regjimeve komuniste tanimë ka ndodhur në të gjitha vendet ish komuniste.



DW : Pse Shqipëria u nda nga këto vende? Pse ajo mbeti në bisht të këtij procesi, që nisuzr nga argumentat , që ju sapo thatë, është vital për një shoqëri demokratike të shëndetshme?


Aleksandër Biberaj: Arësyet? Tranzcioni i Shqipërisë rezultoi tepër i vështirë, tepër i gjatë, me shumë probleme. Kjo shpjegon moshapjen e dosjeve. Por përtej kësaj situate është një vullnet politik i munguar i politikanëve për taçuar deri në fund këtë çështje.


DW: Pse?


Aleksandër Biberaj: Sepse ende ka elemente të strukturave të asaj kohe që janë në nivele politike apo vendimarrëse , që në një mënzrë ose tjetër kanë penguar hapjen e tyre. Vtëm duke i hapur dosjet neshkojmë drejtr mbylljes së kësaj historie të errët me shumë viktima.


DW: Mes jush , demokratëve dhe socialisatëve opozitarë ka një perceptim të ndrzshëm në thelbin e vet për modalitetet e hapjes së dosjeve. Të dyja palët jeni dakort në parim, por kur vjen puna për konkretizimin e procesit jeni, në dy skajet e një litari, do të thoja.. Pse ndodh kështu dhe ku ndaheni me socialistët?_


Aleksandër Biberaj: Historia e PD është e ndryshme nga ajo e PS edhe lidhur me këtë çështje. Socialistët janë trashëgimtarë ligjorë dhe juridik të Partisë Punës së Shqipërisë, PPSH. Për fat të keq edhe sot e kësaj dite, socialistëet nuk i kanë kërkaur falje üpopullit shqiptar për krimet e kryera nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, siç ka ndodhur në vende të tjera ku partitë socilaiste kanë qene trashëgimtzare ose vijuese të partive komuniste, të cilat ekanë bërë këtrë akt moral dhe politik. Kurrë nuk ka patur shpresë që PS do të merrtë inisiativën serioze për hapjen e dosjeve, aq më tepër që edhe ligjin e vitit 1995- 1996 e kanë amenduar në disa prej elementeve krzesorë, esencialë të tij, kur erdhën në pushtet në 1997-ën. Çfarë bënë? Përjashtuan nga veprimi i ligjit ish nomenklaturën e lartë të PPSH-së, dh estrukturat drejtuese të ish Sigurimit. Pra, për vetë historinë e PD, hapja e dosjeve është një aksiomn politik që i takon së djathtës pasi kjo parti lindi nga Lëvizja Studentore e Dhjetorit, nga një brez idealistësh që as kishin qene spiunë dhe as pajtoheshin me sistemin komunist. PD-ë në dhjetor të vitit 1990 iu bashkëngjit një pjesë e intelektualëve që kishin treguar desidencë ndaj regjimit komunist dhe ish të përndjekurit, ish të burgosurit politikë dhe pronarët e ligjshëm.Ne si PD e kemi borxh hapjen e dosjeve jo vetëm shoqërisë por në radhë të parë ish të persekutuartve të regjimit komunist. Përfytyroni! Një ish i persekutuar shkon në një institucion për të marrë një çertifikatë për persekutimin e tij, dhe .. atzy ndeshet me ish prokurorin, me ish gjyqtarin, me ish hetuesin, pra me atë njeri, që ndofta edhe duke shkelurr kushtetutën dhe ligjet e asaj kohe i shkatërroi jetën për arësye të mirëfilta politike. Ka një ndryshim thelbësor mes nesh, demokratëve dhe socialistëve, si në aspektin historik, filozofik dhe programin politik.

Rihapja e çështjes së dosjeve tani, për të disatën herë, duhet të krijojë kushtet për teë miratuar ligjin dhe mbyllur atë njëherë e mirë.

Deri më tani PS nuk ka marrë ndonjë vendim politik ndërsa PD e ka marë atë. Megjithatë le tia lemë ditëve në vijim për të parë nëse ka një vulklnet politik, real për ta mbyllur këetë pjesë të errët të historisë.

Nëse i kthehem mëe gjatë projektligjeve të PD dhe PS ndryshimi mes tyre është substancial: i socialistëve parashikon hapjen e dosjeve vetrëmn për kategori të caktuara, ndërsa ai yni, i demokratëve e zgjeron bazen e hapjes së dosjeve të ish spiunëve. Ndryshimi tjetër është që socilaistëtz nuk parasdhikojnë asnjë lloj penalizimi dh ethjesht flasin për një dënim moral, që në Shqipëri nuk funksionon. Projektligji i PD parashikon që këta persona nuk mund të marrin pjesë më në jetën politike, në administratën e lartë publike dhe në sistemin e drejtësisë.


DW: A po politizohet çështja e hapjes së dosjeve të ish spiunëve të Sigurimit?


Aleksandër Biberaj: Po, por asnjë politikan nuk përfiton prej saj. Ajo që përfiton është shoqëria që pastrohet nga e kaluara e saj dhe pjesë e shoqërisë janë politika, administrata, drejtësia, pjesë që në këto 17 vite të fundit nuk kanë funksionuar si duhet në një vend demokratik.. dhe mendoj se një nga shkaqet është edhe çështja e dosjeve të mbyllura. Ish spiunët e Sigurtimit që ende punojnë në këta sektorë mund të keqpërdorin pozicionin, të jenë thjesht kukulla..Pa bërë transparencën politika shqiptare do të mbetet pend e të shkuarës, pa parë dot drejt së nesërmes.


DW: Zoti Biberaj a mund të jepni disa hollësi të tjera, për thelbin e ndrzshimit mes projektligjit tuaj dhe atij të socialistëve?Çfarë e bën atë më të mirë se të opozitës?_


Aleksandër Biberaj: Ka debat për autoritetin qëe do të realizojë gjithë procesin. Ka debate. Në variantin e projektligjit të PD, të paraqitur prej meje në Parlament kz autoritet , që e kam quajtur " Autoritetit i Verifikimit të Figurave" të jetë i pavarur nga poilitika dh etë funskionojë si gjithë entet e tjera të pavarura. POr sesa i pavarur mund të jetë një Autoritet në Shqipqri , këtu është për tu vënë një pikeëpyetje. Mendoj se kz autoritet duhet të jetë teknik dhe jo politik, të ketë një stastus të pavarur dhe të egzistzojë për pesë vjet, deri në Dhjetor 2014. Kjo është një peeriudhë e mjaftueshme për të bërë transparent gjithë procesin. Faza e parë do të jetë ajo e hapjes së dosjeve për njerëzit e rëndësishëm në politikë dhe drtejtësi. Dhe pas disa vitesh, të aplikojme variantin gfjermam të hapjes së dosjeve për të gjithe ish spiunët e Sigurimit. Ato mund të publikohen, mund të mosd publikohen por gjithkush do të gëzojë të drejtën të paraqitet para këtij Autoriteti dhe të marrë informacioin për vete dhe për familjen e tij.


DW : Besoni , se kësaj here dosjet e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit do te hapen vërtet?


Aleksandër Biberaj: Procesi po ecën në drejtimin e duhur. Shpresoj që Parlamenti të miratojë ligjin përkatës., një ligj sa më integrues. Krzeministri Berisha , në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar të PD theksoi se demokratët duhet të përpiqen të bashkëpunpojnë mesocialistët dhe grupet e tjera parlamentare për të hartuar një ligj integral që ti shërbejë procesit.



DW: Çështja e dosjeve duket se ka qenë përdorur dhe ndofta poi përdoret ende si presion ndaj ish bashgkepunëtorëve të Sigurimit që bëjnë pjesë në politikë. Logjika është e qartë: në këmbinm të heshtjes për të shkuarën e tyre të errët ish spiunet - politikanë duhet te bejne lojen e njëshit në qeveritë që këmbehen në Shqipëri, ngjyra e tzre në këtë rast nuk ka rendësi. Çfarë mendoni ju?



Aleksandër Biberaj: përderia dosjet nuk janë hapur edhe kjo mund të ketë ndodhur. Me hapjen e tyre marrin fund edhe shpifjet për personalöitete që nuk kanë qenë kurrë ish bashkëpunëtoirë të policisë sekrete poir edhe të dënohën moralisht ata që vërtet kanë qene. Drejtuesit e shtetit, kryeministrat e këtzre 17 viteve në Shqipëri kanë patur dijeni edhe për dosjet edhe për persdonat konkretë sepse kjo është pjesë e detyrës së tyre, për të patur në dispozicion atë që njihet si " informacion i klasdifikuar". Megjithatë dua të besoj se këtë informacion ata e kanë përdorur për interesa shtetërore, kombëtare dhe jo për lojra politike.Por nga ana tjetër historia e politikës njeh raste kur kandidatë për President në SHBA ose në BE vetëm për një pasaktësi në Curriculum Vitae janë përjashtuar nga gara. Ndërsa në Shqipëri shumë drejtues të lartë nuk kanë bërë asnjëherë transparente të kaluarën e tyre sikurse nuk bëjnë transparente pasurimin e tyre në mënyrë të paligjshme të pas viteve 1991.

Kushdo që do të bëjë karierë politike duhet ta bëjë jetën e tij transparente para publikut jo vetëm me elementët politikë, por edhe moralë dhe ekonomikë..

DW: A e shton optimizmin tuaj, se dosjet kësaj here do hapen vërtet, momenti aktual politik i Shqipërisë?

Aleksandër Biberaj: Mendoj se po. Shqipëria sapo ka nënshkruar Protokolin e Anëtarësimit në NATO dhe po përgatitet të aplikojë në vjeshtë për statusin e vendit kandidat në BE. Reformat që duhen ndërmarrë e bëjnë tëe domosdoshme hapjen e dosjeve për të mbyllur kapitullin e tyre.


DW: A i druheni, Zoti Biberaj ndonje eksesi të mundshëm ,hakmarrjeje mes ish spiuneve dhe ish viktimave të tyre. Kur, le të shpresojmë, dosjet do të shohin dritën e diellit?


Aleksandër Biberaj: Në asnjërin prej vendeve të ish Lindjes Komuniste , që e kane krzer procesin e dekomunistizimit të shoqërive të tyre , nuk ka patur asnjë konflikt social, asnjë ekses, asnjë hakmarrje. U hapën në Gjermnai të gjitha dosjet në vitin 1991 dhe nuk ndodhi asnjë luftë sociale. Po kështu në Çeki apo Poloni.




  • Data 14.07.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EcVa
  • Data 14.07.2008
  • Autor Ani Ruci, Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/EcVa