o Shumë zhurmë për pak gjë o Ekonomia private më efikase se shteti o Rrezik mbarëbotëror prej gripit të shpendëve | Studimi në Gjermani | DW | 26.02.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

o Shumë zhurmë për pak gjë o Ekonomia private më efikase se shteti o Rrezik mbarëbotëror prej gripit të shpendëve

Rrezik mbarëbotëror prej gripit të shpendëve

Rrezik mbarëbotëror prej gripit të shpendëve

Sot zhvillohet kongresi i partisë ekologjike për landin NRW dhe për këtë në qendër të vëmendjes së shtypit vazhdon të jetë çështja e Ministrit gjerman të Punëve të Jashtme, Joshka Fisher, në lidhje me aferën e vizave. Deri tani ministri Fisher nuk është shprehur qartë në lidhje me këtë çështje duke u dhënë kështu terren të favorshëm hamendjeve për përgjegjësinë e tij. Gazeta "Express" kërkon prej ministrit Fisher që të marrë guximin dhe të jetë më transparent.

"Kur është fjala për të vënë në dukje sukseset e tyre, politikanët kanë qejf të ulen në radhën e parë. Kur është fjala për të marrë mbi vete përgjegjësinë për vlerësime të gabuara, defektet apo dështimet duhet ta marrin fjalën të tjerët. Por ka edhe përjashtime, si p.sh. politikani kryesor i liberalëve në landin Schleswig-Holstein, i cili nuk kursehet së bëri publikisht autokritikë dhe duke marrë hapur përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve në këtë land. Përpara qëndrimeve të tilla kemi respekt dhe prej tyre duhet të marrë shembull edhe ndonjë politikan tjetër emri i të cilit lakohet këto ditë nëpër kryeartikujt e gazetave. Apo jo, Joshka Fisher?"

Kurse në gazetën "Südeutsche Zeitung" po për të njëjtën temë lexojmë:

"Thelbi i skandalit është njëra anë. Mënyra e trajtimit të tij në opinionin publik është tjetra. Rregulloret për dhënien e vizave nuk mund të kenë qenë kaq të gabuara sa thuhet. Sipas të njëjtave rregullore kanë punuar qindra e mijëra konsullata dhe ambasada gjermane në botë dhe ato kanë mundësuar që për në Evropë dhe në Gjermani të vijnë sipas rregullave shumë të huaj. Këto rregullore kanë bërë të mundur edhe që Evropa të mos shndërrohet në një kështjellë me hyrje të padepërtueshme. Edhe pas vitit 2000 nuk mund të thuhet se praktika e dhënies së vizave ka qenë më bujare se më parë. Shumë turq që punojnë në Gjermani tregojnë se kanë vështirësi të mëdha për të marrë viza. Po ashtu edhe avokatët e dinë se sa shpesh klientët e tyre nuk ia dalin mbanë që gjyshja të marrë vizë për të ardhur në Gjermani që të festojë lindjen e nipit apo të mbesës."

Temë tjetër që preokupon shtypin gjerman është edhe privatizimi i autostradave në Gjermani që do të shoqërohet edhe prej taksës për përdorimin e tyre. Në lidhje me këtë temë në gazeteën "Offenburger Tageblatt" lexojmë:

"Autostradat do të privatizohen. Konsorciume private do të marrin përsipër mirëmbajtjen e tyre dhe këto investime do t'i rembursojnë përmes taksës për kamionët. Në këtë mes shtrohet pyetja, a nuk mund ta bënte një gjë tillë edhe vetë shteti? Natyrisht që mundet, por përvojat e para me partneritetet private kanë treguar se firmat private janë në gjendje të punojnë më lirë dhe më mirë. Me sa duket biznesi privat është në gjendje të ekonomizojë më mirë sesa shteti."

Gazeta "Westdeutsche Zeitung" trajton problemin e smogut dhe të ndotjes së ajrit të shkaktuar prej gazrave të makinave dizel. Gazeta kërkon që në Gjermani të ndiqet shembulli i Francës:

"Në rast se organet e pushtetit lokal do të kishin guxim dhe do ta merrnin vërtet seriozisht çështjen e shëndetit të qytetarëve të tyre, atëhere nuk duhet të prisnin kaq gjatë. Si zgjidhje afatshkurtër mund të shërbente pajisja me një shenjë të posaçme e automjeteve me dizel që kanë filtra të posaçëm, sikurse bëjnë francezët. Dhe vetëm makina të tilla të lejoheshin të qarkullonin në qendër të qyteteve. Vetëm kështu njerëzit do të kishin mundësi të merrnin pak frymë lirisht."

Gazetat i kushtojnë vëmendje edhe rrezikut që kanos njerëzimin prej gripit të shpendëve. Sipas medieve kërcënimi i epidemisë së gripit të shpendëve nuk ka qenë ndonjëherë më i madh se sot.

Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) u kërkoi të gjitha qeverive që të reagojnë sa më shpejt në mënyrë që të pengojnë përhapjen e gripit të shpendëve nga Azia Juglindore nëpër botë. Sipas përfaqësueses së kësaj organizate, Shigeru Omi, në rast se epidemia fillon të përhapet ndër njerëz atëhere do të kemi një shtim drastik të numrit të vdekjeve. Shpërthime epidemish të tilla ndodhin çdo 20 apo 30 vjet, tha Omi, ndërkohë që epidemia e fundit ka ndodhur para 40 vjetësh. Sipas ekspertëve të OBSH-së gripi i shpendëve është edhe më i rrezikshëm se SARS-i."

  • Data 26.02.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwW
  • Data 26.02.2005
  • Autor PP
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArwW