Mes restauracionit dhe modernitetit! Mbi figurën e Papa Gjon Palit të Dytë | Bota | DW | 03.04.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Mes restauracionit dhe modernitetit! Mbi figurën e Papa Gjon Palit të Dytë

Ishin mosmarrëveshjet mes italianëve për të rënë dakord në zgjedhjen e papës, ato që bënë që më 16 tetor 1978 në postin papnor u ul një arqipeshkv nga Krakau, Karol Vojtila. Kështu pas 455 vjetësh u zgjodh një papë joitalian. Personaliteti i tij karizmatik, inteligjenca dhe atëherë gjendja e tij mjaft e mirë shëndetësore bënë që kardinalët të zgjidhnin si papë Karol Vojtilën. Kujtojmë këtu që paraardhësi i tij, Papa Gjon Pali i I vdiq pas 33 ditësh në postin e tij. Tani edhe Papa Gjon Pali i II vdiq. Një vështrim mbi pontifikatin 26 vjeçar të Papa Gjon Palit të II

Papa Gjon Pali i II duke bekuar njerëzit

Papa Gjon Pali i II duke bekuar njerëzit


Një rrugë e mundimshme vuajtjeje mori fund. Karol Vojtila e përshkoi atë me mjeshtëri, vullnet dhe në mënyrë bindëse. Një papë që i kishte gjithmonë përkrah mediat dhe që ndjehej mirë mes masës së njerëzve. Deri në fund.
Një qëndrim këmbëngulës, jo gjithmonë i pritur me duartrokitje, por që gjithmonë i përgjigjej botëkuptimit të tij. Papa nuk e shihte veten thjesht si përfaqësues të komunitetit fetar më të madh në botë, por e ndjente veten personalisht të thirrur për një mision të tillë. Me vullnet të hekurt ai e përmbushi detyrën e tij deri në fund. Vetëm zoti, kjo ishte bindja e tij, mund të më largojë nga ky mision. Asnjë figurë fetare apo politike e shekullit të shkuar e të tanishëm nuk gëzoi një vlerësim të atillë përmbi kufijtë gjeopolitikë dhe fetarë. Si një udhëheqës fetar, por mbi të gjitha si vizionar i një shoqërie humane. Papa polak ishte instanca më e lartë morale e civilizimit të paekuiliburar modern, kërkimi i vazhdueshëm i të cilit i kuptimit mbi ekzistencën, ka bërë që të dalin në dritë gjërat më të çuditshme.

Karol Vojtila qe papa i parë, i cili u përzie vazhdimisht në politikë. Madje në konflikte të caktuara ai intervenoi me sukses. Këtë jo me ushtri e armë të rënda. Arma e tij ishte fjala- veç mjeteve të diplomacisë së Vatikanit. Koncepti i tij i suksesit ishte integriteti i tij moral, i bazuar mbi etikën kristiane. Mënyra e tij direkte dhe e hapur i bënte të gjithë për vete. Prej Mikael Gorbaçovit deri tek Fidel Kastro e Xhorxh Bush. Përbri tij, të gjithë zvogëloheshin, ata të ashtuquajturit të plotfuqishmit e botës.

Ai e drejtoi kishën katolike për më shumë se një çerek shekulli me stil autoritar. Para së gjithash kursi i tij strikt i moralit u bë shkas për kritika. Akuza mbi kursin e tij ishte "jashtë kohe". Brenda kishës kursi i tij centralist i udhëheqjes, moslejimi i lirisë së mendimit dhe bashkëvendosjes gjeti kundërshtarët e vet.
Një papë i kundërshtive?
Jo. Karol Vojtila ishte ambivalent për shkak të qëndrimit të tij konsekuent. Dinjiteti i njeriut, kjo ishte bindja e tij, bazohet në referimin ndaj zotit. Kisha e ndërmjetëson këtë lidhje. Kjo traditë fetare është çelësi për të kuptuar botën dhe njeriun.

Madhështia e papa Gjon Palit të II qëndronte në aftësinë e tij të parakuptonte shenjat e kohës dhe historisë botërore si askush tjetër para tij. Zgjedhja e tij si papë në vitin 1978 tronditi blokun lindor. Palodhshëm ai ngriti zërin kundër shtypjes, dhunimit të lirisë, shkeljes së të drejtave të njeriut, dhe luftës. Deri në minutën e fundit. Pa kompromis ishte edhe kritika e tij kundër kapitalizmit. Mea Culpa e tij, pranimi i fajit për mëkatet e kishës - ishte ngjarje shekulli. Si papë i parë ai vizitoi një sinagogë dhe xhami. Fjala e tij për respektimin t feve ishte një shërim i paçmueshëm për paqen në botë. Megjithëse ekzistojnë dy mendime mbi figurën e Papa Gjon Palit të II: Padiskutueshëm ai futet në histori si një papë i superlativës. Si vizionar dhe me vullnet të pathyeshëm deri në minutën e fundit. Për t'a thënë edhe me fjalët e një shkrimtari italian: "Si një Madhështi mes të Mëdhenjve të kësaj toke".

  • Data 03.04.2005
  • Autor Karola Hosfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPv
  • Data 03.04.2005
  • Autor Karola Hosfeld
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArPv
Reklamë