Kosovë: Zgjidhja e çështjes së statusit mund të shtyhet | Ballkani | DW | 22.05.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kosovë: Zgjidhja e çështjes së statusit mund të shtyhet

Udhëheqësit politik kosovarë thonë se kanë ndikim të kufizuar në Kombet e Bashkuara, sa i përket ditës së miratimit të rezolutës së re për Kosovën

Kryeministri Agim Çeku duke u takuar me popullin

Kryeministri Agim Çeku duke u takuar me popullin

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, thotë se ai nuk dëshiron që dita kur do të zgjidhet çështja e statusit të Kosovës të shndërrohet në garë bastesh. Ai thotë se në aspektin procedural udhëheqësit politik kosovarë kanë bërë të gjitha përpjekjet për të qenë pjesëmarrës konstruktivë dhe partnerë të bashkësisë ndërkombëtare.

Dia muaj më parë, kur u prezantua plani i Marti Ahtisarit për Kosovën në KS-së udhëheqësit politik kosovarë ishin të sigurt se rezoluta e re për Kosovën, do të miratohet në fund të këtij muaji. Mirëpo, qysh tash ata kanë filluar të përgatisin qytetarët e Kosovës, se mund të ketë shtyrje të lehtë në këtë drejtim.

Anëtarët e grupit negociator duken unikë në deklarimet që kanë lidhje me statusin e Kosovës dhe dëshirës për zgjidhje të shpejtë, mirëpo mospajtimet ndërmjet tyre tashmë kanë filluar të shfaqen hapur sa i përket çështjes së simboleve të Kosovës të cilat do ta identifikonin vendin në arenën ndërkombëtare. Krijimi i simboleve të Kosovës para se të miratohet rezoluta në KS-it, rekomandohet edhe në pakon e Marti Ahtisarit. Veton Surroi, anëtar i grupit negociator, pranon se brenda grupit ka
mospajtime të thella për çështjen e simboleve të Kosovës.

Sidoqoftë, çështja e miratimit apo jo të rezolutës së re për Kosovën në KS-it, tashmë një kohë të gjatë ka pushtuar mediat vendore, mirëpo që nuk jepet përgjigje. Udhëheqësit politik kosovarë pranojnë se ata kanë ndikim të kufizuar sa i përket miratimit të rezolutës për Kosovën, mirëpo besojnë në aleatët ndërkombëtar të cilët sipas udhëheqësve të këtushëm ju kanë gjendur pranë Kosovës në momentet më të vështira.

  • Data 22.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVI
  • Data 22.05.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArVI
Reklamë