1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kosovë: Kërkohet institucion i pavarur për gjetjen e personave të zhdukur

Bekim Shehu6 Dhjetor 2006

UNMIK-u hedh poshtë akuzat e shoqatave për personat e zhdukur se zyrtarë të misionit kanë përdorur eshtrat e viktimiva të luftës për hulumtime shkencore pa lejen e familjarëve

https://p.dw.com/p/Arae
Gani Rama në vendin ku janë vrarë 100 shqiptarë, Izbicë, Kosova qëndrore
Gani Rama në vendin ku janë vrarë 100 shqiptarë, Izbicë, Kosova qëndroreFotografi: AP

Administrata ndërkombëtare ka hedhur poshtë një kallzim penal të shoqatave kosovare për persona të zhdukur, me të cilën akuzohet ish shefi i zyrës së UNMIK-ut për personat e zhdukur, Hoze Pablo Barajbar, për shpërdorim të detyrës.

Një prokuror ndërkombëtar ka zhvilluar hetime lidhur me akuzat se zoti Baraybar
ka mbledhur në periudhën ndërmjet tetorit dhe dhjetorit të vitit 2003, rreth 400 eshtra të personave të zhdukur që ishin zbuluar në varreza masive dhe pa leje
të familjeve i ka shitur eshtrat për hulumtime shkencore.

Neraj Sing zëdhënës I UNMIK-ut thotë se "Prokurori ndërkombëtar ka dërguar raportin në departamentin e drejtësisë ku thuhet se në bazë të hetimeve të zhvilluara konstatohet se zoti Barajbar, nuk ka kryer në vepër të tillë. Pra për këtë çështje lënda është mbyllur me 30 nëntor."


Sidoqoftë, çështja e personave të zhdukur vazhdon të jetë një çështje mjaft e ndjeshme në Kosovë. Edhe shtatë vjetë pas përfundimit të luftës, akoma nuk dihet për fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur. Në disa varreza masive në Serbi, u zbuluan dy vjet më parë trupat e pa jetë të afro 800 shqiptarëve mirëpo, që të gjithë trupat tashmë janë identifikuar dhe kthyer në Kosovë.

Por, sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtarë që është ndërmjetësues në bisedimet teknike për çështjen e te zhdukurve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në lista e tyre akoma
figurojnë të zhdukur edhe 2268 persona. Sipas ekpertëve dhe autoriteteve në Kosovë çështja e personave të zhdukur nuk do të përfundojë shumë shpejt, por kjo çështje sa më vonë në të ardhmen do të komplikohet edhe më shumë.

Aktivistët që angazhohen për zbradhjen e fatit të personave të zhdukur thonë se në Kosovë duhet të krijohet një institut i pavarur ku do të përpunoheshin të dhënat e personave të zhdukur dhe me ndihmën e institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve
ndërkombëtare do të mund të bëhej më shumë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.