Korea e Veriut një superfuqi bërthamore? | Bota | DW | 23.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Korea e Veriut një superfuqi bërthamore?


Në fakt dihej se këto bisedime nuk do të ishin të suksesshme: Nga njëra anë regjimi terrorit i Koresë së Veriut, i cili ndejhet edhe më i sigurtë pas testeve atomike që zhvilloi më 9 tetor dhe që tani mban popullin e vet si peng. Nga ana tjetër ndodhen aktorë të tjerë si Kina, Rusia, Japonia, Korea e Jugut dhe mbi të gjitha SHBA-s, të cilat mesa duket nuk kanë vizione shumë të qarta se si duhet të reagojnë ndaj qëllimeve bërthamore të Koresë së Veriut.
Përse vendosi ministria amerikane e financave në shtator 2005 sanksione kundër Koresë së Veriut pikërisht pak ditë përpara nënshkrimit të marrëveshjes aq të suksesshme? K#Këto sanksione, të ciluat u vunë për shkak të larjes së parave dhe fallsifikimit të dollarëve amerikanë, e izoluan krejtësisht Korenë e Veirut nga trafiku ekonomik ndërkombëtar, duke e përkeqësuar ehde më shumë gjendjen ekonomike katastrofale në këtë vend.
Mesa duket për Korenë e Veirut vlen ligji i paprmuenshëm diku tjetër, sipas të cilit njëra dorë shtrëngohet në mënyrë dashamirëse dhe në të njejtën kohë, dora tjetër qëllon në fytyrë.
Kjo është arsyeja përse gjatë 1 viti, ndërsa Korea e Veriut u kthye në një superfuqi atomike, u zhvilluan vetëm dy raunde bisedimesh në Pekin: Njëherë biseda 6-palëshe mbi porgramin bërhtamor e më pas bisedë bilaterale mes Koresë së Veriut dhe SHBA-s mbi sanksionet financiare amerikane.
Por pas këtyre dy raundeve nuk u arrit asnjë hap pozitiv. Kjo do të thotë se në Azinë Lindore po rritet rreziku për armatosjen nukleare të shteteve kryesore të këtij rajoni. Kjo gjë do t´i interesonte Kinës, e cila mendon se bisedimet e zhvilluara në Pekin u manipuluan nga të tjerët. Por sidoqoftë pas testit atomik të Koresë së Veriut, Kina dhe SHBA-s iu afruan njëra-tjetrës më shumë se kurrë. Kina dhe SHBA-s e dinë: Ato kanë nevojë për njëta-tjetrën për stabilitetin e Azisë Lindore.

Por tani duhet të ndodhë diçka: Korea e Veirut ka bombën atomike. Dhe nuk do të pranojë lehtë ta dorëzojë atë. Sidomos kur vëren se bota nuk është shumë dashamirëse ndaj saj si shtet. Me bombën atomike në duar, regjimi i Kim Jong II mund ta garantojë për relativisht pak para sigurinë e tij dhe t´i detyrojë vendet fqinje, të bëjnë atë që do Korea e Veriut. Korea e Veriut ka përfituar fatkqësisht që tani nga armtosja e saj bërthamore.

Por sidoqoftë bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë çdo hap që ta bindë Pjënjanin të heqë dorë nga bomba. Sepse meqënëse arkat janë bosh në Pjënjan, ka shumë mundësi që Korea e Veriut të fillojë biznesin me material nuklear. Pra Koresë së Veriut i duhet ofruar diçka në shkëmbim të bombës. Sepse në rast se ajo pranon të heqë dorë nga teknologjia atomike, atëherë Korea e Veriut duhet të kthehet në listën e shteteve që janë në gjendje të financohen dhe të bashkëpunojnë me shtetet e tjera.

Regjimi i Kim duhet të bindet se nuk do të pësojë një kolaps ekonomik dhe se do të ketë garanci të mjaftueshme për sigurinë e vendit. Fundja garacni të tilla u ofruan njëherë në Pekin nga Christopher Hill. Një hap i guxmishëm për ato kohë, sepse në vititn 2002 presidenti amerikan Bush e kish futur edhe Korenë e Veriut në listën e tij me vendet e „boshtit të keq“.

  • Data 23.12.2006
  • Autor Matthias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJn
  • Data 23.12.2006
  • Autor Matthias von Hein
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJn
Reklamë