Grupi i Kontaktit i shqetësuar me tempon e ngadalshme të decentralizimit në Kosovë | FOKUS | DW | 29.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Grupi i Kontaktit i shqetësuar me tempon e ngadalshme të decentralizimit në Kosovë

Vendet e Grupit të Kontaktit i kënë përcjellë Qeverisë së Kosovës shqetësimin e thellë të tyre lidhur me procesin e ngadalshëm që po bëhet në fushën e decentralizimit dhe kthimit, veçanërisht të serbëve në Kosovë. Shefi i Zyrës amerikane në Prishtinë, Filip Goldberg, në emër të Grupit të Kontaktit ka përkujtuar se rezultati i raportit që po përgatit Kai Eide, mbetet i hapur dhe nuk është një çështje e mbaruar. Kryeministri Bajram Kosumi ka pranuar se ka një proces më të ngadalshëm të decentralizimit, mirëpo ai ka fajsuar Beogradin se po pengon serbët të jenë pjesë e procesit për decantralizim në Kosovë, ndërkohë që ka shprehur bindjen se janë bërë hapa pozitivë në përmbushjen e st

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

andardeve.

Përfaqësuesit e pesë vendev të kontatktit, përmes shefave të zyrave diplomatike në Prishtinë i kanë përcjellë një mesazh kryeministrit Bajram Kosumi përmes të cilit shfaqin shqetësimin e tyre të thellë për procesin e ngadalshëm që Kosova po bën në fushën e decentralizimit dhe kthimit para së gjithash të serbëve. Kryeministri Kosumi ka pranuar se mesazhi i Grupit të Kontaktit ishte i qartë, por ai kishte mendimin se janë bërë përparime në përmbushjen e standardeve, ndonëse ka pranuar të ketë ngecje në procesin e decentralizimit:

“Grupi i Kontaktit mendon se ka një ngadalësim të madh në këtë proces dhe une e pranova këtë mesazh prej tyre. Por unë dëshiroj t’u them se në Kosovë ka një progres shumë të madh, sidomos në realizimin e standardeve, ndërkohë që ka një proces më të ngadalshëm të decentralizimit. Por, edhe aty ka progres, edhe aty ka ecje përpara. Qeveria e Kosovës ka ndare 500.000 euro për procesin e decentralizimit, ndërsa Ministria e Pushtetit lokal është duke hulumtuar dhe bashkëpunuar me komunitetin minoritar për njësitë e reja, për gjetjen e emrave që do të jenë këshilltarë të asambleve të reja komunale.”

Procesin e ngadalësimit kryeministri Kosumi e ka arsyetuar me disa vështirësi që i kanë dalur Qeverisë dhe ndër kryesoret përmendi pengesat që u vijnë serbëve të Kosovës nga Beogradi zyrtar:

“Qeveria e Beogradit është duke i penguar serbët e Kosovës që të jenë pjesë e këtij procesi, është duke bërë presion mbi ta, madje është edhe duke i shantazhuar që të mos jenë pjesë e procesit.”

Ndër vërejtjet e vendeve të Grupit të Kontaktit ishte pakënaqësia me shpejtësinë që po bëhet decentralizimi në Kosovë. Filip Goldberg, shef i Zyrës amerikane tha:

“Shprehëm shqetësimin tonë të thellë lidhur me progresin e ngadalshëm që është bërë në disa fusha, të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me pozitën e minoriteve në Kosovë. Si rezultat ne presim një përkushtimin politik të Qeverisë, lidershipit të Kosovës për të bërë një përparim më të madh në procsin e decentralizimit.”

Golbereg tha se Grupi i Kontakti veçanërisht SHBA duan që ky proces të ecë përpara, pasi SHBA-të duan që bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës të fillojnë sa më shpejt që është e mundur. Megjithatë, Goldberga ka paralajmëruar se raporti që ambasadori Eide është duke përgatitur për OKB dhe Sekretarin e përgjithshëm nuk është një punë e kryer.

Shefi i Zyrës amerikane ndërkaq, ka kërkuar një konsenzus të bredshëm në radhët e shoqërisë kosovare sa i përket çështjes së minoriteteve:

“Duhet të ndërtohet një konsenzus në Kosovë në mes formacionit politik shqiptar, Qeverisë, opozitës, shoqërisë civile sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me minoritetet, veçanërisht me komunitetin serb, që ata të ndihen të sigurtë dhe të qëndrojnë në Kosovë, ndërsat edhe të tjerët që nuk janë këtu të kthehen.”

  • Data 29.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjN
  • Data 29.07.2005
  • Autor Fadil GASHI, Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqjN