Gjykata Evropiane: Kontrata me SHBA mbi datat e fluturimeve - e pavlefshme | Evropa | DW | 30.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Gjykata Evropiane: Kontrata me SHBA mbi datat e fluturimeve - e pavlefshme

Gjykata Evropiane në Luksemburg, vendosi sot se dhënia e informacioneve SHBA-s mbi datat e fluturimeve evropiane, është ilegale. Vendimin u mor pas akuzës së Parlamentit të Evropës, se dhënia e informacioneve mbi fluturimet evropiane SHBA-s nuk përputhej me standartet ligjore evropiane

Aeroporti i Dyseldorfit, nga më të mëdhenjtë në Evropë

Aeroporti i Dyseldorfit, nga më të mëdhenjtë në Evropë

Parlamenti i Evropës është i kënaqur me këtë vendim. Ashtu si edhe eurodeputeti nga rradhët e partisë liberale FDP, Aleksander Alvaro, i cili paralajmëroi i pari se kontrata me SHBA-s për dhënien e datave të fluturimeve evropiane, nuk ishte legale:

"Do të kishim dashur, që të ishte vënë re me kohë se një kontratë e tillë shkel të drejtat e individit dhe se dhënia e informacioneve të tilla është e pamundur. Por nga ana tjetër, jemi të kënaqur që të paktën kritikat tona u dëgjuan."

Gjykatësit e Gjykatës Evropiane argumetuan në mënyra formale. Ata vendosën se kontrata që u nënshkrua me SHBA-s për dhënien e informacioneve mbi listat e fluturimeve evropiane, në vitin 2004, është e pavlefshme, sepse nuk përputhet me ligjet evropiane.

Argumentimi është i vështirë: Shoqëritë ajrore do të mblidhnin të dhënat mbi pasagjerët e tyre, për shembull nëpërmjet blerjes së një bilete, duke ofruar kështu një shërbim social. Ky akt është i ligjshëm në Evropë. Por zyrat amerikane të shërbimit informativ, i kërkojnë këto informacione për qëllime policore, pra për hetime dhe ndjekje penale. Por ky akt nuk lejohet sipas linjave evropiane ligjore. Komisioni Evropian dhe Këshilli nuk duhet ta kishin nënshkruar këtë marrëveshje me SHBA.

Nga ana tjetër SHBA synojnë luftimin e terrorizmit ndërkombëtar: Të gjithë ata që fluturojnë në dhe përmes SHBA-s duhet të verifikohen.

Marrëveshja me BE-në duhet të përfundojë tani sa më parë. Sipas vendimit të gjykatësve evropianë, marrëveshja do të jetë e vlefshme deri më 30 shtator 2006.

Shoqëritë ajrore ankohen tani se ndodhen në mes të dilemës. Por sidoqoftë nuk do të ketë ndryshime, thotë Thomas Ellerbeck, zëdhënës i Lufthansa-s: "Amerikanët e kanë vetë në duar se kë lejojnë të hyjë në territor amerikan dhe kë jo. Pra edhe pse të dhënat e një pasagjeri, i cili fluturon nga Gjermania apo ndonjë shtet tjetër evropian, nuk verifikohen, prapë mbetet mundësia e moslejimit të hyrjes në Nju Jork apo Uashington."

Eurodeputeti Alvaro është i bindur se qeveritë përkatëse duhet të vendosin në interes të pasagjerëve: "Sigurisht që mund të përpiqemi t´i bindim shoqëritë ajrore, që t´i mbrojnë dhe sigurojnë më mirë të dhënat e tyre. Por nga ana tjetër unë e kuptoj problemin dhe presionin që do të kenë shoqëritë ajrore nga konsekuencat që do të nxjerrin nga ky vendim SHBA-s. Pra është detyra e shteteve antare të BE-së, që ta rrisin gjithashtu presion ndaj SHBA-ve duke thënë:Nuk mund të veproni në këtë mënyrë me shoqëritë tona ajrore. Fundja edhe ne jemi një faktor ekonomik për ju.`"

  • Data 30.05.2006
  • Autor Kristofer Plaas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAx
  • Data 30.05.2006
  • Autor Kristofer Plaas
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAx