1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Gjermania eshte vendi qe ka marrre kete vit drejtimin e misionit 2005- 2008, te BE per te asistuar policine ne Shqiperi dhe per ta patur standarte profesionale europiane.

Ani Ruci26 Janar 2005

Korespondentja jone ne Tirane Ani Ruci, bisedoi me shefin e ketij misioni, Klaus Shmidt, lidhur me synimet dhe drejtimet e ndihmes se ketij misioni, te njohur me emrin PAMECA.

https://p.dw.com/p/ArFI

Misionet e BE te asistences per policine ne Shqiperi filluan para 8 vitesh. Ne 1997, kur pas trazirave te pranveres se atij viti, rendi dhe ligji nuk egzistonin, BE u angazhua te rimekembte policine dhe forcat e rendit. Misioni i pare, i njohur me emrin MAPE vazhdoi deri ne vitin e kaluar kur iu ndryshua emri nga MAPE ne PAMECA ,ky i fundit i formuar nga inicialet ne anglisht te emertimit Mision i BE per asistence nda policise ne Shqiperi.

Deri ne vitin 2008 misionin do ta kryesoje Gjermania. Shefi i tij Klaus Shmid thote se vendi i tij e fitoi te drejten e kryesimit te ketij misioni pas nje konkurimi ku u moren pjese te 25 vendet e BE.

Duke iu pergjigjur interesimit te Deutsche Welles per synimet e misionit PAMECA, zoti Shmid thote:

" Para se gjithash po perpiqemi te ideojme zhvillimin strategjik te policise se shtetit ne Shqiperi. Se dyti te rrisim kapacitetin e saj hetimor. Se treti po perpiqemi te bejme te njohura dhe te aplikojme nje sistemi cilesor te menaxhimit ne gjithe policine dhe sistemin gjyqesor. Se katerti po perpiqemi te rrisim aftesite dhe kapacitetet menaxhuese te oficereve dhe te krereve te policise dhe se pesti te ndertojme nje bashkepunim efikas me gjykatet. Se fundi te pasurojme njohurite e policise ne Shqiperi per funksionimin e policive dhe te gjykatave ne vendet e BE pa lene jasht vemedjes edhe treinimin e policise per marrdheniet e saj me publikun. Nje game shume e gjere synimesh"

Ne fund te fundit gjithe kjo veprimtari e misionit PAMECA te BE ne Shqiperi syon qe policia e shtetit te arrije standartet e vendeve anetare te ketij Bashkimi,ne kuadrin e proceseve integruese ku eshte perfshire gjithe jeta e vendit ne pergjithesi, te luftes kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve ilegale ne veçanti. Por zoti Shmidt nuk jep ndonje date, qofte edhe te perafert, se kur kjo mund te ndodhe. "Policia e shtetit ne Shqiperi ky hyre ne rrugen drejt arritjes se ketyre standarteve . Askush nuk mund te thote se sa kohe do t´i duhet. Por eshte krejt e sigurte qe policia po ndryshon dhe ka arritur disa rezultate domethenese."

Klaus Shmidt vendos ne krye te ketyre rezultateve ristrukturimin e policise, pastrimin e rrradheve te saj nga te korruptuarit, te lidhurit me veprimtari kriminale, te paaftet. Pastaj vazhdon me hartimin e ligjit per gradat dhe ndarjen e selive te drejtorive te policise nga Ministria e Rendit publik, gje qe sipas tij eshte e dobishme pasi shmang venien e tyre nen kontrollin e drejteperdrejte te Ministrit te Rendit. Shmidt i cileson shume te rendesishme ndryshimet ne programet mesimore ne Akademine e Rendit ku misioni PAMECA dhe partneret europiane po investojne shume. "Nuk do te jete e larget dita" thekson kreu i misionit PASMECA, kur nga kjo Akademi do te dalin oficere policie qe do te kene te njejtin nivel dijesh dhe pergatitjeje me koleget e tyre ne vendet e BE."

Klaus Shmidt permend se fundi por jo me pak te rendesishme per t´i ndruar faqen policise kompjuterizimin e gjithe hallkave te saj qe do te sjelle nje ndryshim te madh ne menyren e punes dhe ne vete mentalitetin e policeve pasi ky proces presupozon dije dhe pervoja bashkekohore.

Per shefin e misionit PAMECA merr rendesi fakti qe eshte pikerisht Gjermania vendi qe drejton kete mision trevjeçar te BE.

"Gjermania," thote Klaus Shmidt,"eshte shume e interesuar, nisur nga rritja e interesit te saj per rajonin e Ballkanit me te cilin ka shume lidhje. Ne Gjermani ka rreth 400 mije shqiptare qe jetojne dhe punojne atje. Ne fakt Ministria e Brendshme gjemane eshte partnerja kryesore e misionit pasi perveç kontributit financiar brenda 25 vendeve europiane jep me vete fonde shtese per policine e shtetit ne Shqiperi. Deri ne vitin 2008 kemi ne dispozicion nje fond prej 11 milion eurosh, pra 3,5 milion euro per cdo vit per te realizuar qellimet e misionit. Pjesa me emadhe e ketyre parave shpenzohet per pergatitjen profesionale te policeve. Misioni eshte i organizuar ne baze njesish: psh per krimin e organizuar, veprimtarite terroriste, zhvillimin strategjik te policise, kompjuterizimin etj etj .

Selia e PAMECES eshte ne Tirane por misioni mbulon gjithe Shqiperine."

Ne perfundim te programit trevjecar, thote Shmidt, do te kete perfunduar kompjuterizimi i gjithe sistemit te policise, do te kete nje brez policesh te pajisur me dije bashkekohore gje qe do te thote se kushdo qe ka aftesi mund te behet drejtues dhe te marre vendime, kjo e fundit gje shume e rendesishme.