Gjermania dënon sulmet terroriste në Egjipt | FOKUS | DW | 23.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Gjermania dënon sulmet terroriste në Egjipt

Autoritetet gjermane kanë dënuar ashpër sulmet terroriste në Egjipt. Ambasada gjermane në Kairo ka ngritur një shtab krize, ndërkohë që në Sharm el Sheik ka dërguar një ekip të posacëm.

Joshka Fisher

Joshka Fisher

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder kumtoi në Berlin se të gjithë duhet të angazhohen në parandalimin e përhapjes së një "kulture të dhunës". Shrëder e quajti të domosdoshëm bashkëpunimin edhe më të ngushtë ndërkombëtar, me qëllim shkatërrimin e rrjeteve gjithnjë e më të rrezikshme terroriste.
Kancelari gjerman i ka shprehur ngushëllim të gjitha familjeve të viktimave. Edhe në Egjipt viktimë ishin njerëzit e pafajëshëm dhe turistë të huaj. Ndërkohë të plagosurit gjermanë në këtë vend janë trajtuar nga përfaqësues të ambasadës dhe pjestarë të familjeve të tyre.
Ka reaguar edhe ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher, i cili kumtoi se ambasada gjermane në Kairo ka krijuar një shtab emergjence, ndërkohë që në Sharm el Sheik ka dërguar një ekip të posacëm. Ndërsa në Berlin është përforcuar seksioni i informacioneve në rastet e krizave. Ata janë në kontakte të përherëshme me përfaqësues të organizatave turistike, të cilat kanë ofruar ndihmat e tyre për turistët që janë në Egjipt.
Presidenti gjerman Horst Këhler i ka dërguar telegram homologut të tij egjiptian Hosni Mubarak, ku shpreh ngushëllimet e tija për viktimat e këtyre sulmeve. Këhler angazhohet për ruajtjen e paqës, lirisë dhe tolerancës. Urrejtja e terroristëve nuk mund të justifikohet me asgjë. Ajo ka qëlluar të gjithë, pa dallim përkatësinë komëtare dhe fenë: egjiptianët, myslimanët, të krishterët dhe hebrenjët, pohon presidenti gjerman.

  • Data 23.07.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqje
  • Data 23.07.2005
  • Autor Bernd Gresler
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqje