1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210111 Nordsudan Zukunft

22 Janar 2011

Mbi 90 përqind e njerëzve në Sudanin jugor janë për ndarjen nga veriu i vendit, nga Khartoum - ky është rezultati i një referendumi të zhvilluar në shtatë nga dhjetë landet federale sudaneze.

https://p.dw.com/p/1013T
Referendum për ndarjen e jugutFotografi: picture alliance/dpa

Një rezultat që nuk mund të ndryshojë as nga votat që nuk janë numëruar ende. Ndërkohë që jugu përgatitet për gëzimin e madh, në veri shtohet frika për të ardhmen. Shumë vetë druhen se liria e tyre do të kufizohet dhe se islamizmi konservativ do të marrë gjithnjë e më shumë influencë, sapo të ndahet jugu. Çfarë mbetet nëse jugu ndahet?

Rrugët ku ndodhen dyqanet e shitjeve kanë ndryshuar shtatë muaj e fundit në Khartoum. Ato janë boshatisur dhe janë bërë njësh, që kur tregtarët jugorë janë larguar për në vendin e tyre. Qindra mijëra refugjatë të luftës civile janë larguar kohët e fundit nga veriu. Sa janë ata nuk e di kërkush. Një tregtar materialesh shkolle thotë se ka humbur fqinjët: "Si shumë të tjerë edhe në kemi jetuar mirë, marrëdhëniet ishin të ngushta, nuk kishim asnjë problem. E vështirë është politika, jo jeta e përditshme me njerëzit. Ne na ka marrë malli për ata. Këtu u kthye menjëherë zbrazëtie."

Sudan Friedensvertrag für den Südsudan unterzeichnet
Në vitin 2005 marrëveshja e paqes i dha fund luftës civile 20 vjeçareFotografi: AP

Në vitin 2005 marrëveshja e paqes midis qeverisë së Khartoum-it dhe Ushtrisë çlirimtare sudanezojugore (SPLA)i dha fund luftës civile 20 vjeçare. Pas kësaj, për herë të parë në qeverinë unike morrën pjesë edhe sudanezë jugorë. Zëvendëspresidenti dhe disa ministra janë sudanezo-jugorë. Liria e shtypit është shtuar, skena kulturore lulëzoi. Pesë vjet me rradhë. Por zgjedhjet parlamentare të prillit të kaluar janë manipuluar në mënyrë masive, thonë shumë vëzhgues dhe me to pas pranverës politike u kthye vjeshta gri. Erërat fryjnë tani në drejtim krejt tjetër.

Para zhvillimit të referendumit, presidenti Omar al- Baschir bëri thirrje: "Nëse jugu ndahet -dëshiroj që zoti ta pengojë- unë do të ndryshojë kushtetutën. Gjithshka që i takon jugut, do të shkojë në jug. Sharia është burimi fillestar i ligjeve tona."

Nuk u dëgjua më të thuhej se Sudani ka shumë etni dhe shumë fe. "Bëni si tunizianët, mbrohuni nga kjo qeveri", i bëri thirrje popullsisë Hassan al-Turabi, udhëheqësi opozitar i islamistëve disa ditë më parë. Para se populli t`i kthente përgjigje veproi qeveria: Turabi u arrestua. Megjithatë njerëzit dalin në rrugë.

Ushtar i ushtrisë çlirimtare sudanezojugore
Ushtar i ushtrisë çlirimtare sudanezojugoreFotografi: dpa

Kthimi tek islamizmi konservator prek në mënyrë të veçantë gratë. Në muajin dhjetor u shpërnda një video në të cilën shihej rrahja e një gruaje. Ajo ishte takuar me të dashurin e saj, thuhej. Gazetarja Zeinab Saleh hulumtoi për këtë rast. Tani ajo druhet se: "Ne gratë jemi turp, mua mund të më ndodhë gjithshka. Këtë grua të re e trajtuan sikur të ishte prostitutë, vetëm sepse doli në rrugë me të dashurin. Ata kanë një problem me gruan si qënie. Si mund të jetoj unë në një ambient të tillë?"

Autor: Esther Saoub/ Mimoza Cika- Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama