1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Evropa në kërkim të alternativave energjetike

DW3 Prill 2006

Kancelarja gjermane Angela Merkel thërret në Berlin samitin për energjinë. Deri në vitin 2007 duhet të përpunohet një koncept politik gjerman për energjinë

https://p.dw.com/p/AqqY
Gazpërçues në Ukrainë
Gazpërçues në UkrainëFotografi: dpa - Report

Nani Gilashvilli futet në shtëpinë e saj në Sagarexho. Pantoflat ndodhen në paradhomë afër derës. Tapetet janë mbuluar plot blozë. Eshtë ftohtë, soba metalike nuk është ndezur ende. Ngadalë plaka përkulet dhe merr pak karton, e fut në deriçkën e stufës dhe i hedh pak benzinë që të marrë flakë më lehtë: "Sot kemi gaz, por shumë pak. Andaj duhet t'ia ndihmojmë me dru. Gjatë dimrit shumicën e kohës gazi ndalet. Dhe soba kthen tymin", sqaron Gilashvilli.

Nani Gilashvilli jeton në Gjeorgji. Republika jugore e Kaukazit deri tani është furnizuar me gaz nga Rusia. Marrëdhëniet me vendin e madh fqinj janë tensionuar në masë të madhe pas ardhjes në krye të shtetit gjeorgjian të Mishail Saakashvillit, me orientim properëndimor. Që atëherë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përdor gazin si mjet presioni ndaj qeverisë së re në Gjeorgji. Zakonisht ka ndërpreje të furnizimit me gaz.

Në janar janë kryer dy sulme ndaj gazsjellësit kaukazian i cili furnizon Gjerogjinë me gazin rus. Paralelisht me këtë Gjeorgjia është përballuar me mungesë të energjisë elektrike. Miliona gjeorgjianë për një javë të tërë, me temperatura në minus, kanë mbetur pa rrymë e pa nxehje. Sulmuesit deri sot kanë mbetur të panjohur. Autoritetet ruse as nuk kanë provuar të sqarojnë sfondin e këtyre sulmeve, shprehet me indinjatë ministri i jashtëm i Gjerogjisë Gela Bezhuashvilli: "Ne kemi pritur që autoritetet ruse të lajmërohen menjëherë tek ne dhe të sqarojnë se çfarë ka ndodhur. Ne pyesim dhe këtë do të duhej ta bënte edhe Bashkimi Evropian, se a është Rusia një partner i zellshëm dhe transparent apo Rusia furnizon me energji si ti teket asaj", thekson shefi i diplomacisë gjeorgjiane.

Bazë për këtë politikë të Rusisë është gërshetimi i ngushtë në mes të koncernit rus të gazit Gazprom dhe qeverisë. Pjesa më e madhe e Gazpromit i takon shtetit rus. Disa ish-republika sovjetike prej fillimit të këtij viti duhet të paguajnë çmimin e tregut botëror të gazit. Ka raste kur tarifat pothuajse janë trefishuar. Të prekura ndër të tjera janë Moldavia, Armenia, Gjeorgjia dhe Ukraina por jo Bjellorusia. Ndërkohë flitet se çmimet mund të ngriten edhe atje. Deri tani Rusia ka mbështetur me çmime të ulëta sistemin diktatorial të presidentit Aleksandër Lukashenko, thotë Aleksandër Vajvovitç, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave në Minsk: "Eshtë paradoksale: çmimet e eneregjisë në Bjellorusi janë aq të ulëta sikur ne të kishim naftë dhe gaz si Arabia Saudite apo Venezuela", sqaron Vajvovitç.

Rusia siç duket provon të shkoj një hap më larg dhe luan poker për të shtuar ndikimin në furnizimin me energji në Evropë. Pesë herë më i lartë duhet të jetë në të ardhmen çmimi i gazit në Bjellorusi. Qëllim i ngritjes së çmimit është futja nën kontroll e gazpërçuesëve në Bjellorusi. Rusët nuk janë të interesuar t'i shfrytëzojnë ata me qira por t'i kenë pronë të tyre. Kush posedon sistemin e furnizimiz mund të vendos se prej nga vjen gazi që kalon nëpër ata gypa. Dhe ai e përcakton se çfarë sasie kalon nëpër ata gazpërçues.

Edhe në Armeni Rusia provon të blej gazpërçuesit. Tentativat e tilla ndërkaq hasin në kundërshti në Gjeorgji. Ministri i jashtëm Bezhuashvili: "Për ne nuk vjen në konsideratë që këtë gazpërçues t'ia japim Rusisë. Një gjë e tillë do të ishte një instrument më shumë veprimi në duart e furnizueësve të padrejtë", sqaron Bezujashvili.

Konsumimi i gaziot në vendet evropiane në 15 vitet e ardhshme do të dyfishohet apo trefishohet. Polonia e cila ka marrë qëndrim kritik ndaj Rusisë do të pavarësohet sa më shpejtë që të jetë e mundur nga gazi rus. Pavel Zalevski, kryetar i Komisionit të jashtëm në Sejm, parlamentin polak: "Bëhet fjalë për arritjen e një politike të përbashkët rreth furnizimit me gaz. Poashtu bëhet fjalë për një ndarje të përbashkët dhe ndihma reciproke në rastet e mungesës së gazit. Thënë ndryshe duhet krijuar një sistem sigurie sipas parimit të musketirëve: një për të gjithë, të gjithë për një", sqaron Zalevski.