Edhe sot, Franca e paralizuar nga greva e punonjësve të hekurudhave
20 Nëntor 2007Reklamë
Në Francë, greva e punonjësve të transportit pritet të vazhdojë edhe sot. Rrugët përreth kryeqytetit ishin të mbingarkuara ndërkohë që trafiku shtrihet deri në 200 kilometra larg Parisit. Zyrtarët e kompanisë hekurudhore thonë se për shkak të grevës vetëm 50 për qind e trenave të shpejtësisë së lartë janë në funksionim.
Zyrtarët e sindikatës pritet të zhvillojnë të mërkurën bisedime me drejtuesit e kompanisë. Sindikatat i kundërshtojnë planet e Presidentit Nicolas Sarcozy, për t’i dhënë fund provilegjit të daljes herët në pension të punonjësve të hekurudhave dhe për shkurtimin e pensioneve të tyre.
Sot pritet të hyjnë në grevë edhe mësuesit, punonjësit e spitaleve dhe punonjës të tjerë .