Dhjetë të vdekur nga shembja e çatisë së një palestre patinazhi | FOKUS | DW | 03.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Dhjetë të vdekur nga shembja e çatisë së një palestre patinazhi

Aksidenti ndodhi të hënën pasdite. Ekipet e emergjencës janë duke punuar për zbulimin nga rrënojat të viktimavetë tjera të mundshme

Pamje pas aksidentit në Bad Raihenhall

Pamje pas aksidentit në Bad Raihenhall

Të paktën dhjetë të vdekur është deri tani numri i viktimave pas rrëzimit të tavanit në një palestër patinazhi në Bad Reihenhall të Bavarisë. Puna e vullnetarëve të emergjencës është vështirësuar shumë prej borës së madhe dhe bllokimit të krijuar nga rrënojat e tavanit të rrëzuar. Ekipet e emergjencës të mbështetur edhe nga ushtarët e Bundesverit po punojnë në kushte mjaft të vështira duke vënë në rrezik jetën e tyre. Rudi Zeift punonjës i zjarrëfikësit të qytetit: "Ka ende shanse që të mund të zbulojmë të mbijetuar. Një mjek thotë, se pasi ka disa të çara midis rrënojave, mund të ketë edhe shans që njerëz të zënë përfund të mbijetojnë. Por sa më shumë të zgjasë puna për largimin e copave gjigande të betonit aq më shumë pakësohen shanset. Ne do të përpiqemi intensivisht derisa të shpëtojmë ose të zbulojmë edhe personin e fundit."

Temepraturat nën zero dhe reshjet e borës po e shndërrojnë në një luftë të vërtetë me kohën punën e ekipeve të shpëtimit. Policia parashikon një numër më të madh viktimash, ndërkohë që disa persona ende nuk janë gjetur. Drejtuesi i misionit të policisë nga qyteti i Traunsthajnit, Hubertur Andre: "Numri i të humburve është problematik, sepse ne nuk e dimë saktë, sa persona ndodheshin në pistë në çastin që u shemb tavani. Ndërkohë jemi duke identifikuar pozicionin e 21 personave."

Në këto rrethana të afërmit e viktimave presin në ankth. Psikologët janë duke i trajtuar ata, që mezi presin ndonjë shenjë jete nga njeriu i afërt, apo miku i tyre. Psikologu Landrat Georg Grabner, thotë: "Eshtë mjaft e rëndë tek sheh qendrën e pritjes së vizitorëve. Të afërmit presin ndonjë lajm e secili prej tyre pyet për emrat e të zbuluarve. Por nëse nxirret dikush nga rrënojat apo ndonjë trup, mund të jepet informacion i pjesshëm, gjë që është tronditëse për të afërmit."

Siç duket me kohë po konfirmohen edhe të dhënat që në çastin e fatkeqësisë në pistë ndodheshin edhe shumë fëmijë e të rinj. Pista e akullit papritur u mbulua prej pllakave të betonit. Stadiumi ishte rreth 30 vjet i vjetër. Shkaku i rëzimit ende nuk është i qartë: mund të ketë ndikuar pesha e borës, por edhe ndonjë dëmtim në konstruktin e çatisë. Tani për tani vëmendja është përqëndruar vetëm tek shpëtimi dhe gjetja e personave që ndodheshin në pistë. Ndërkohë që prokuroria dhe organet përkatëse kanë nisur punën e tyre për zbardhjen e shkaqeve.


  • Data 03.01.2006
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgo
  • Data 03.01.2006
  • Autor Deutsche Welle
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgo