Burimet natyrore si armë në luftën për pushtet | Gjermania | DW | 03.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Burimet natyrore si armë në luftën për pushtet

Grindjet për çështje të gazit natyror nxisin rritjen e sifdave për mungesë të energjisë edhe në vendet përendimore. Problemi tani rikthehet edhe në faqe të shtypit gjerman, ku shtrohen pyetje, që kanë të bëjnë me sigurimin në të ardhmen të gazit

Gazi, paraqitje simbolike

Gazi, paraqitje simbolike

Deri tani, në veçanti ekspertët janë marrë me çështjen e zvogëlimit të resurseve , siç është uji, gazi, derivatet e naftës dhe burimeve të tjera natyrore. Opinioni në Përëndim nuk e kishte marrë deri më tani aq seriozisht, ndonëse ka patur paralajmërime. Papritur pyesin komentatorët e gazetave, se a mund të mbeten të pangrohura edhe dhomat e ndenjjes në Gjermani, nëse Rusia për shkak të arsyeve të ndryshme e mbyll rubinetin?

Papritur nuk bëhet më fjalë për ukrainasit, por për fatin tonë. Dhe sa më shumë politikanë gjermanë paralajmërojnë për reagime të teprurara, aq më shumë frikësohen njerëzit. Kështu situata nga ana politike vërtetë është acaruar mjaft, por parimisht ajo nuk ka ndryshuar dramatikisht. Prej vitesh Rusia dhe Kievi zihen për çështje parash, për kontrollin e gazpërçuesve, si dhe mosmarrëveshjet nga dyshimet për vjedhjen e gazit natyror nga shteti i Ukrainës. Prej vitesh Rusia bën pjesë ndër furnizuesit kryesorë të Evropës me lëndë të parë të gazit natyror. Madje edhe ish- presidenti gjerman, Roman Herzog deklaroi pa shumë stërhollime, që Gjermania një ditë prej ditësh do të jetë e varur nga furnizimi rus me gaz natyror. Ajo që nuk i interesonte shumëkujt, në mesin e viteve 90-të, po kthehet tani në një temë shqetësuese. Debati në mes Moskes dhe Kievit po na e bën të gjithëve të qartë, se si lënda e parë mund të përdoret si armë politike. Se sa të pashpresë janë disa politikanë këtë e bëri edhe thirrja e disa politikanëve drejtuar Gerhard Shrëderit. Pikërisht ish-kancelari duhet të ndërmjetësojë në debatin për çështjen e gazit dhe të zbusë mikun e tij, Vladimir Putin.


Në të vërtete, askush tjetër nuk do të ishte një pajtues më i papërshtatshëm, se sa ish-shefi i qeverisë gjermane. Ai nuk është më politikan, por një menaxher. Një ndërmjetësues i ndershëm, do të duhej të mënjanonte afërsinë e madhe me Kremlinin dhe të mos ishte i angazhuar nga ana e sipërmarrjes Gasprom, që kontrollohet nga shteti rus. Për një kohë afatshkurtër apo afatgjatë sherri në mes dy shteteve sllave do të shuhet, Moska veçse është në rrezik të humbasë namin e saj, si një furnizues i besueshëm i gazit natyror, nëse eskalon konflikti. Llogaria e Putinit, që me rritjen drastike të çmimeve për gazin siberian të dobësojë kundërshtarin e tij politik në Ukrainë, nuk po ecën.

Numri i atyre të cilët janë pro afrimit të Ukrainës me Perëndimin rritet aq, sa po e rrit Moska presionin ndaj Kievit. Megjithatë jo vetëm në Evropë po ashpërsohet lufta për burimet natyrore. SHBA-të ndërkohe po e vështrojnë me shumë dyshim Kinën dhe Indinë, të cilët po i zgjerojnë bizneset e gazit me Iranin. Irani është vendi i dytë në botë për nga pasuria me gaz natyror. As Pekini e as Njudelhi nuk kanë ndërmend t'i marrin parasysh shqetësimet e amerikanëve, madje edhe Rusia do të vazhdojë të bashkëpunoje me Iranin në sektorin atomik.


Eshte lehtë e parashikueshme, që amerikanët dhe evropianorëndimorët gjithnjë e më shumë do të varen nga importimi i lëndëve të para. Kjo tendence nuk mund të ndalohet. Mbetet vetëm shpresa që sherri në mes Rusisë dhe Ukrainës të ketë ndikimin e shokimit shërues në mënyrë që të forcohet ndërgjegjja për këto zhvillime dhe të kërkohen sa më shumë alternativa të tjera.

  • Data 03.01.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1p
  • Data 03.01.2006
  • Autor Miodrag Soric
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1p