BE: Transformimi i FSK duhej bërë me ndryshime kushtetuese | Ballkani | DW | 14.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

BE: Transformimi i FSK duhej bërë me ndryshime kushtetuese

Pas votimit për transformimin e FSK-së në ushtri nga Parlamenti i Kosovës zëdhënësja e Përfaqësueses së BE-së për Politikën e Jashtme, Maja Koçijançiq, deklaroi, se ky ndryshim duhej të bëhej me ndryshime kushtetuese. 

Pas votimit në Parlamentin e Kosovës të ligjeve për transformimin e FSK në ushtri të rregullt ka reaguar BE-ja: "Mandati i FSK-së duhet të ndryshohet përmes një procesi gjithpërfshirës dhe gradual në linjë me Kushtetutën e Kosovës”, thuhet në kumtesën e BE-së. Gjithashtu theksohet se BE mbanë qëndrimin e njëjtë me NATO-n. Ndonëse NATO që nga leximi i parë i ligjit nuk ka përmendur ndryshimin e kushtetutës. Në reagimin e NATO-s thuhet, se vendimi është marrë në kohë të papërshtatshme.

Zëdhënësja e Mogherini-t, Koçijançiq, tërheq vëmendjen, se Kosova duhet të përmbushë detyrimet e veta që dalin nga marrëveshja e parë e bërë në Bruksel më 2013, ku flitet për institucionet e sigurisë. Bashkimi Evropian pret që Kosova të vazhdojë t'u përmbahet detyrimeve të përcaktuara në Marrëveshjen e Parë të bërë në Bruksel në prill të vitit 2013, dhe aranzhimet e veta të sigurisë. BE-ja nuk ka dhënë shpjegime të mëtutjeshme duke mos shpjeguar pse përmendet kjo marrëveshje. 

Në vitin 2013 marrëveshja nuk është nënshkruar por palët janë pajtuar me te. Kjo marrëveshje flet për krijimin e policisë, gjyqësisë dhe institucioneve të tjera të sektorit të sigurisë. Në pikën tetë të kësaj marrëveshjeje thuhet:  "Anëtarëve të strukturave serbe të sigurimit do t'iu ofrohet nga një vend në strukturat ekuivalente kosovare”.