Çeku kërkon që Këshilli i Sigurimit të njohë pavarësinë e Kosovës | Ballkani | DW | 09.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Çeku kërkon që Këshilli i Sigurimit të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Agim Ceku, pret që KS-it, me anë të një rezolute do ta shpallë Kosovën shtet të pavarur. Në të kundërten, ai thotë se institucionet e Kosovës do ta shpallin vetë pavarësinë.

Zgjedhjet në Kosovë, tetor 2004

Zgjedhjet në Kosovë, tetor 2004


Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, deklaroi se në rast se KS-it i OKB-së nuk nxjerr një rezolutë e cila garanton pavarësinë e Kosovës, atëherë institucionet e Kosovës do ta shpallin vet pavarësinë. Ai tha se për këtë çështje e ka mbështetjen e disa shteteve anëtare të Grupit të Kontaktit, nuk tha se cilat janë ato shtet, mirëpo prapë se prapë, ai pret që Këshilli i Sigurimit të shpallë Kosovën shtet të pavarur. Këto komente,kryeministri i Kosovës Agim Çeku, i bëri pas një takimi që zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Joakim Rycker.

Kryeministri i Kosovës Agim Çeku, pranoi se shtyrja apo mosshtyrja e vendimit për të ardhmën e Koosvës, do të varet nga data e shpalljes së zgjedhjeve në Serbi. Grupi i kontaktit të premtën do të diskutojë për procesin negociator të Kosovës, dhe kryeministri Çeku, pret një konfirmim nga ky takim që procesi për pavarësinë e Kosovës është në rrugën e duhur.

Sidoqoftë, grupi negociator i Kosovës vazhdon të besojë se vendimi për të ardhmen e Kosovës do të merret deri në fund të këtij viti, mirëpo prapë se prapë udhëheqësit politik kosovar janë pajtuar që vendimi për statusin mund të shtyhet për disa javë,
mirëpo, që do të rezultojë me pavarësinë e Kosovës. Raporti i fundit i komisionit evropian, e cili rekomandon një qartësi për statusin e Kosovës për udhëheqësit politik kosovar është inkurajues për faktin një status qartë i Kosovës do të kontribuojë në sabilitetin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.



  • Data 09.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbK
  • Data 09.11.2006
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbK
Reklamë