Ujë në mullirin e kundërshtarëve | Gjermania | DW | 14.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ujë në mullirin e kundërshtarëve

Socialdemokratët dhe të gjelbërit të shqetësuar nga deklaratat e presidentit Këhler

Presidenti gjerman Horst Këhler

Presidenti gjerman Horst Këhler

Me deklaratat e tij për ekzistencën e kufijve financiarë brenda shtetit gjermanë, bëhet fjalë këtu për ndryshimin e standartit jetësor mes Lindjes dhe Perëndimit të Gjermanisë, presidenti gjerman Horst Këhler ka ndezur një debat mjaft të ashpër për herë të parë pas zgjedhjes së tij si president.


Presidenti gjerman Horst Këhler është deklaruar qysh me marrjen e mandatit si president, se ai do të shprehet jo vetëm publikisht por edhe hapur për problemet e Gjermanisë. Ky qe një paralajmërim, i cili u prit me miratim nga publiku gjerman. Por kur presidenti Këhler e bëri realitet premtimin e tij, filloi stuhia në miniaturë në politikën gjermane. Në një intervistë të presidentit gjerman thuhet se është një relaitet, ai, që në Gjermani standartet jetësore mes lindjes dhe perëndimit janë të ndryshme, dhe madje ato do të mbeten kështu, pasi çdo rrafshim çimneton shtetin e subvencioneve dhe kjo do t'i ngarkojë gjeneratat e reja me borxhe të mëdha.

Për deklarata e tij më së shumti presidenti gjerman u sulmua nga socialdemokratët gjermanë dhe të gjelbrit. Ata e akuzuan atë, se po i bën kështu pa dashur shërbime ne fushaten zgjedhore partisë së socializmit demokratik, e cila është në shënjestër të kritikave të socialdemokratëve. Një zëdhënës i qeverisë madje u shpreh se vendosja e barazisë në standartin jetësor mes lindjes dhe perëndimit, është një nga objektivat e paluajtshme të qeverisë gjermane.

Kuadri i këtij debati plotësohet po të kujtojmë se në këtë fundjavë do të zhvillohen zgjedhjet në Saksoni dhe në landin e Brandeburgut. Po që se do të vështrosh anketimet, mund të kuptosh se socialdemokratët në pozitë do të marrin sërish kartën e kuqe në këto zgjedhje. Edhe të gjelbrit nuk janë në këto rajone në kurs suksesi, si në perëndim.

Në intervistën e tij presidenti Këhler është shprehur se ndryshime në standartin jetësor, nuk ka vetëm mes lindjes dhe perëndimit gjerman, por edhe mes veriut dhe jugut. Ndërkohë ai siguron se gjermanolindorët edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të kenë solidaritetin e perëndimorëve dhe se do të vazhdojë ndihma në favor të landeve lindore. Askudh nuk do të lihet në baltë dhe do të detyrohet të kapitullojë. Por Këhler nga ana tjetër kujton se çdo individi i kërkohet që të japë kontributin e tij, si punëdhënësi ashtu edhe punëmarresi. Kjo do të thotë, që duhet të ekzistojë edhe gadishmëria për tu larguar nga ambienti i zakonshëm dhe të pranohet edhe sfida për të kërkuar vend pune edhe në një rajon tjetër.

Këhler bëri të ditur se insiativa e qeverisë gjermane me mbështetjen e gjerë edhe të opozitës për të kryer reforma në tregun e punës dhe sistemin social, duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera si në ekonomi dhe në shoqërinë gjermane.

  • Data 14.09.2004
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5m
  • Data 14.09.2004
  • Autor Wolter von Tiesenhausen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5m