1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Tirana vlerëson marrëveshjen e Kosovës në Uashington

5 Shtator 2020

Hap drejt normalizimit të plotë. Reagime pozitive nga Tirana pas nënshkrimit të marrëveshjes ekonomike të premten nga krerët e Kosovës dhe Serbisë në prani të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë.

https://p.dw.com/p/3i2Dd
BG Fun facts | Etehem Bey Moschee
Fotografi: picture-alliance/robertharding/B. Morandi

Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Shqipëri, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur të premten mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha se marrëveshja për normalizim ekonomik është një hap i madh përpara për paqen dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor. "Duke u përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike, të dy vendet ishin në gjendje të arrijnë një përparim të vërtetë në bashkëpunimin ekonomik në një gamë të gjerë çështjesh.”

Autoritetet më të larta të Shqipërisë përshëndetën marrëveshjen e firmosur të premten në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Ilir Meta e cilësoi atë "një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes të dy vendeve, në funksion të paqes e stabilitetit në rajonin tonë”, shkruajti zoti Meta në një postim në Facebook. Ndërsa kryeministri Edi Rama ju drejtua me një urim homologut të tij të Kosovës, Avdullah Hoti "për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s'është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka-Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër!”, u shpreh zoti Rama në një postim në Twitter.

Albanien Tirana | Ilir Meta - albanischer Präsident bei Pressekonferenz zur Lokalwahl 2019
Fotografi: DW/A. Ruci

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli

Njohja nga Izraeli e Republikës së Kosovës, e njoftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë ceremonisë të nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë është vlerësuar nga kryeministri Rama si “fruti fantastik i kësaj marrëveshjeje me potencial të madh zhvillimor, po edhe shembull për të gjithë që lufta për paqen përfundimtare me Serbinë nuk bëhet as me shpata virtuale kundër Beogradit, as me damkosje digjitale tradhëtarësh imagjinarë!”

Ministri i Jashtëm në detyrë Cakaj thekson se “njohja e pavarësisë së Republikës të Kosovës nga Izraeli është shenjë e rikthimit të fuqishëm të kauzës së drejtë të saj në arenën ndërkombëtare”.

Kosova angazhohet tek mini-Schengeni ballkanik

Pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Ushington është dhe angazhimi i Kosovës për t'ju bashkuar nismës rajonale të ashtuquajtur "mini-Schengeni Ballkanik”, e nxitur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia. Kryeministri Rama e ka përshëndetur posaçërisht këtë moment. "Keqardhje që u humb kaq kohë për t'u dakordësuar me Shengenin Rajonal, si një projekt ambicioz me interes kombëtar zhvillimi përmes rritjes së bashkëpunimit, e si një shtysë më shumë për integrimin europian të shteteve tona. Po më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike!”, shkruajti zoti Rama.

Edi Rama, Premierminister
Fotografi: Getty Images/AFP/G. Shkullaku

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, u përshëndet dhe nga kryetari demokrat Lulzim Basha. "Një falenderim të veçantë për Presidentin Trump dhe SHBA-të, për vëmendjen dhe përkushtimin ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Shpreh shpresën dhe besimin se kjo marrëveshje do të përbëjë një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke i kontribuar kështu paqes, stabilitetit dhe integrimit Euro-Atlantik të rajonit”, shkruajti zoti Basha në Twitter.

Albanien Kommunalwahlen
Fotografi: Democratic Party

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cilësoi "një ditë e veçantë në historinë e Kosovës!”, duke shtuar në postimin e saj në Twitter se "kjo është një ditë e mirë për Kosovën dhe një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve, njohjes reciproke dhe krijimit të një klime paqeje dhe stabiliteti në rajon”.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, e përgëzoi marrëveshjen si “një hap të jashtëzakonshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes së ndërsjelltë”. Në reagimin e tij në Facebook Cakaj thekson se marrëveshja “do të krijojë jo vetëm parakushtet për një zhvillim të hovshëm ekonomik të Republikës së Kosovës, por edhe do të mundësojë zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, si një prej pjesëve më të dhimbshme nga lufta e fundit në Kosovë.

Gent Cakaj Albanien Minister für äußere Angelegenheiten
Gent CakajFotografi: Ministry of Foreign Affairs/Albania

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana