Takime urgjente të Borrellit me Kurtin dhe Vuçiqin për targat | Ballkani | DW | 21.11.2022
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Ballkani

Takime urgjente të Borrellit me Kurtin dhe Vuçiqin për targat

Në Bruksel mbahen takime urgjente të Borrellit me krerët e Kosovës dhe Serbisë për targat. Së pari mbahen takime të ndara pastaj takimi trepalësh.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka parashikuar së pari të mbajë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ndërsa më pas pritet edhe një takim trepalësh. Në këto takime do të jetë edhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Tema kryesore e këtyre takimeve është gjetja e një zgjidhje për zëvendësimin e targave të lëshuara nga Serbia, të cilat qeveria e Kosovës i ka shpallur ilegale dhe kërkon zëvendësimin e tyre metarga të Kosovës.

Për këtë problem është biseduar edhe më parë në Burksel por nuk është arritur akoma ndonjë marrëveshje përfundimtare deri kur do të zëvendësohet targat e lëshuara nga autoritetet e Serbisë me ato të Kosovës.

Zyra për Media e Borrellit ka konfirmuar se pas takimeve të ndara do të ketë edhe një takim të përbashkët.

Në njoftimin e BE thuhet se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell, do të nisë me takime të veçanta me secilin lider, duke filluar nga ora 08:00 e mëngjesit, e më pas do të ketë edhe një takim të përbashkët.

"Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, me theks në targat dhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës”, shkruan në këtë njoftim. "Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi Lartë”.

Para nisjes për në Brukseli kryeministri i Kosovës ka bërë të ditur se faza e dytë për targat serbe, pra fillimi i gjobitjes së atyre që në Kosovë ngasin makina me targa ilegale serbe, do të shtyhet për një ditë. Nuk do të fillojë pra me 21 por me 22 nëntor.

Ndërsa presidenti i Serbisë Vuçqi tha se nuk është optimist dhe se në Bruksel po shkon për të mos u akuzuar Serbia se fajtore. Ai nuk beson se do të ketë marrëvehje, për dallim prej krerëve të BE.

Ky takim mbahet në kohën kur serbët e Kosovës kanë braktisurinstitucionet e  Kosovës, në katër komunat në veri të vendit.

Policë, gjyqtarë, prokurorë e zjarrëfikës, kanë braktisur detyrat e tyre, veprim që e kanë bërë edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Por Lista Serbe më vonë ka ndryshuar mendje dhe ka dërguar deputetë të tjerë në Kuvend, ku ata edhe janë betuar dhe rimorën mandatet.