Skadon afati për penegjet koreano-jugore në Afganistan - Nuk dihet fati i tyre
30 Korrik 2007Reklamë
Pas skadimit të ultimatumit nuk ka asnjë informacion mbi fatin e pengjeve koreano-jugore që mbahen prej talibanëve radikalë-islamikë. As islamistët dhe as qeveria afgane nuk japin të dhëna për 22 të krishterët punonjës të ndihmës për rindërtimin. Talibanët kanë kërcënuar, se do t´i vrasin pengjet, në rast se qeveria afgane nuk liron luftëtarët e dënuar të këtij grupi. Afati skadoi në orën 12 sipas orës lokale. Në provincën jugore afgane, Sabul, ndërkohë luftëtarët talibanë kanë tërhequr në thellësi të territorit të tyre dhjetë nëpunës vendas.