Shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet lokale | Ballkani | DW | 08.06.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet lokale

Me një vonesë afër 4 mujore Komisioni qëndror i zgjedhjeve shpalli sot zyrtarisht rezultatin përfundimtar të votimeve për pushtetin lokal

Postera të zgjedhjeve lokale 2007

Postera të zgjedhjeve lokale 2007


Pas rreth 4 muajsh qe kur u zhvilluan votimet per pushtetin lokal, te premten ne mesdite Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin perfundimtar te tyre. Koalicioni i djathte arriti te marre afer 52 periqnd te votave totale, nderkohe qe grupimi mi opozites se bashkuar mori rreth 43 perqind te votave. Si subjekte te vecanta politike me shume vota ka marre PS ne opozite, rreth 23 perqind, nderkohe qe ne vend te dyte eshte PD me rreth 3 perqind me pak.

Kryetari i KQZ, Clirim Gjata ne nje komunikim me median diten e premte e lidhi vonesen e shpalljes se rezultatit perfundimtar me mosmarrveshjet mes subjekteve politike ne komisionet e votimit, si dhe numrin e larte te ankesave te konkurrenteve qe jane shqyrtuar. Ne procesin parazgjedhor dhe zgjedhor ne ambjentet e KQZ-se dhe te Kolegjit Zgjedhor te Gjykates se Apelit u depozituan dhe u shqyrtuan mbi 300 ankesa nga subjektet a kandidatet ne gare.

Pavaresiht defekteve dhe mangesive qe u shkaktuan gjate procesit te votimit, numerimit dhe shpalljes se rezultateve ne cdo qender administrative, Clirim Gjata shikon me optimizem ngritjen dhe funksionimin e komsionit te posacem
parlamentar per reformen zgjedhore.

Shpallja zyrtare e rezultatetve te zgjedhjeve nga KQ nuk eshte thjesht nje dite bilanci, por ajo presupozon diten e pare te fillimit te mandatit 4 vjecar, per cdo te zgjedhur nga keto votime, qofshin kryetare bashkie, kryetare te komunave, si
dhe anetaret e keshillave vendore.

  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUW
  • Data 08.06.2007
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUW
Reklamë