Shirak kerkon nje OKB të gjelbër | Politika | DW | 04.02.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Shirak kerkon nje OKB të gjelbër

Pas të dhënave alarmuese të raportit të IPCC-së për klimën presidenti francez Zhak Shirak po përpiqet ta çojë përpara idenë e një "OKB-je të gjelbër", një organizate për ambientin nën kujdestarinë e OKB-së. Kjo ide e Francës mbështetet edhe nga Gjermania.

Harta e ndryshimeve klimatike

Harta e ndryshimeve klimatike

Zhak Shiraku po kërkon pionierë, pra një grup shtetesh që do të ishin të gatshme të luftonin për një mbrojtje më efektive dhe më të mirë të klimës. Për këtë ai mendon që programi i deritanishëm i OKB-së UNEP, të zgjerohet më tej në njä lloj "OKB-je të gjelbër për mbrojtjen e klimës".

"Sikurse OBSH-ja, një organizatë e tillë e OKB-së do të mund të jetë një zë më i fortë në botë për klimën. Një instrument për evaluuar dëmet ekologjike, për t'i kuptuar ato dhe për të parë se si mund të shërohen këto dëme. Një instrumet për nxitjen e teknologjive të reja dhe marrjen e vendimeve për ambientin për të gjithë planetin."

Në Paris, ku edhe u prezantuan përfundimet e studimit të OKB-së, kishin ardhur edhe rreth 200 përfaqësues nga 50 vende të botës. Në gjashtë grupe pune ministrat e ambientit dhe ekspertët diskutuan për dy ditë me radhë për rrugët për luftimin e ndryshimeve dramatike të klimës, për problemin e ujit të pishëm, ruatjen e shumëllojshmërisë bimore dhe shtazore të planetit dhe për çështjen nëse mund të kemi një zhvillim ekologjik.

Të pranishmit në takim theksuan se programi i OKB-së për klimën UNEP nuk është i pajisur sa duhet nga pikëpamja financiare dhe kërkuan krijimin e një "OKB-je të gjelbër". 40 shtete kanë nënshkruar ndërkohë kartën e Parisit për klimën. Por rezervat e SHBA-ve dhe Kinës si dhe të një sërë shtetesh të vogla të Afrikës dhe të Azisë janë të mëdha. Ato mendojnë se një institucion i tillë do të kushtojë shumë para dhe burokraci, por nuk do të ketë ndonjë efekt.

Megjithatë presidenti Zhak Shirak ka edhe një sërë mbështetësish. P.sh. princi i Monakos Albert dëshiron ta shndërrojë Monakon në një shtet ekologjik model.

"Unë besoj se kjo çështje duhet të bëhet prioritare. Në këtë mes mund të luajnë një rol të rëndësishëm edhe shtetet e vogla dhe propozimet e tyre duhet të dëgjohen prej të tjerëve."

Megjithatë rruga deri në krijimin e një organizate të OKB-së për ambientit do të jetë e gjatë. Këtë e bëri të qartë edhe presidenti francez, pro gjithësesi ai dëshiron ta fillojë marshimin:

"Ne duhet të bëjmë punë bindëse dhe sqaruese nga njëra anë tek vendet e pasura dhe nga ana tjetër tek shumë shtete të ambicionuara. Ne duhet ta përhapin vrullin e domosdoshëm nga baza në majë."

  • Data 04.02.2007
  • Autor Angela Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn6
  • Data 04.02.2007
  • Autor Angela Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqn6