1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti amerikan Xhorxh Bush përfundon vizitën e tij në Shqipëri

10 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/Aqkq

I shoqëruar nga bashkëshortja Laura presidenti amerikan përfundoi vizitën e tij të konsideruar si historike në Shqipëri. Fillimisht në mesditë Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dorëzuar Presidentit Bush Urdhrin e Flamurit Kombëtar. Më pastaj Bush ka zhvilluar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha për të vazhduar me një drekë pune edhe me kryeministrin kroat Ivo Sanader dhe atë maqedonas Nikolla Gruevski. Nga Tirana Bush ka udhëtuar për në Fushë Krujë ku është shpallur "Qytetar Nderi" i këtij qyteti.