Peticion kundër ″tentativave të qeverisë për të vënë nën diktat mediat″ | Ballkani | DW | 12.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Peticion kundër "tentativave të qeverisë për të vënë nën diktat mediat"

Peticioni do t`i drejtohet kryeministrit Berisha, institucioneve kryesore në Shqipëri, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e medias

Gazetat e Tiranës

Gazetat e Tiranës

Perfaqesues te komunitetit te medias te mbeshtetur nga levizja qytetare MJAFT kane nisur sot nenshkrimin e nje peticioni per ate qe e pershkruajne si "tentiva te qeverise per te vendosur nen diktat mediat e pavarura".

Peticioni do t`i drejtohet kryeministrit Berisha, institucioneve kryesore ne Shqiperi, trupit diplomatik te akredituar ne Tirane dhe organizatave nderkomebtare qe punojne ne fushen e medias.

Levizja MJAFT dhe perfaqesues te komunitetit te medias do te zhvillojne kontakte dhe me presidentin e republikes perpara se te zhvillojne gjate kesaj fundjave nje proteste - koncert ne mbrojtje te lirise se medias, per te cilen ka dhene mbeshtetje
dhe koalicioni i majte i opozites se bashkuar.

Ditet e fundit autoritetet tatimore jane duke ushtruar nje kontroll dokumentacioni financiar te kompanise mediatike te pavarur Top Channel. Sipas autoriteteve ky kontroll qe do te behet dhe ne media te tjera nuk synon gazetaret por zbatimin e ligjit nga ana e pronareve te tyre.

  • Data 12.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWa
  • Data 12.04.2007
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWa
Reklamë