1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pas pushimeve të verës Bashkimi Evropian ka detyra të vështira

Bernd Riegert31 Gusht 2005

Pushim tradicional të verës në politikë nuk ka vetëm në shtetet e veçanta, por edhe në institucionet evropiane. Çdo vit lagjja evropiane në zemër të Brukselit jeton me një ritëm shumë më të ngadalshëm sesa në muajt e tjerë. Gjashtë javë zgjat pushimi zyrtar, veror në politikën e Bashkimit Evropian, pastaj shplodhja përfundon dhe komisionerët e BE-së si dhe deputetët e parlamentit evropian kthehen në tryezat e tyre të punës. Për detyrat që i presin atje na informon korrespondenti pranë BE-së Bernd Riegert.

https://p.dw.com/p/ArDT

Problemet janë të njëjtat si para pushimeve: financat dhe kushtetuta në krizë, negociatat për anëtarësimin e Turqisë dhe të Kroacisë, grindja me Iranin për programin bërthamor dhe lufta kundër terrorizmit. Se a janë shfrytëzuar pushimet për tu menduar, siç edhe qe premtuar, këtë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian mund ta dëshmojnë që të enjten dhe të premten. Atëherë ata mblidhen për takimin e tyre tradicional, këtë herë në Newport të Britanisë së Madhe.

Presidenca britanike e radhës në Bashkimin Evropian kërkon para së gjithash të arrijë pajtim për sa i takon kuadrit të negociatave me Turqinë. Ky vazhdon të mbetet i diskutueshëm. Qiproja, Greqia dhe Franca kërkojnë një njohje të qartë të Qipros nga ana e Turqisë. Austria dhe kancelarja e mundshme, e ardhshme gjermane Angela Merkel duan të sanksionojnë si synim të negociatave partneritetin e privilegjuar me Turqinë dhe jo anëtarësimin e plotë. Britanikët nga ana tjetër këmbëngulin për nisjen e negociatave me Turqinë më 3 tetor, siç u vendos dhjetorin e kaluar.

Bisedimet me Iranin mbi programin bërthamor janë futur qorrsokak. Bashkimi Evropian po përpiqet me të gjitha mjetet që gjejë një rrugë për ta binsur Iranin të heqë dorë nga pasurimi i uraniumit. Koha po mbaron. Së shpejti me shtytjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Teherani mund të gjendet para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Nisma diplomatike e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, e cila një vit më parë solli lidhjen e një marrëveshjeje, rreziokon tani të dështojë.

Për buxhetin dhe për kuadrin financiar të Bashkimit Evropian as që flitet më. Me sa duket presidenca britanike, aktuale do t'ia lërë këtë çështje delikate Austrisë, presidencës së radhës. Kryeministri britanik Tony Blair ka ftuar për një takim në fund të tetorit ku do të flitet për modelin social, evropian. Mbi kushtetutën dhe kursin e mëtejshëm të BE-së me sa duket do të debatohet më vonë seriozisht, sepse pas atentateve në Londër për Blairin qëndron lufta kundër terrorizmit në krye të agjendës.

Shikimi drejt synimeve strategjike pengohet këtë javë nga malet e përfytyruara me sutjena dhe pantallona nga Kina, të stivuara me miliona në magazinat doganore evropiane. Komisioneri evropian për tregtinë Peter Mandelson duhet të zgjidhë krizën e çuditshme, që Bashkimi Evropian e shkaktoi vetë me futjen e kuotave tregtare në muajin qershor.

Edhe këtu BE-ja ka hyrë në qorrsokak. Një delegacion i Bashkimit Evropina u desh t'i ndërpriste pas katër ditësh bisedimet në Pekin. Tani duhen njësuar njëherë interesat e 25 shteteve anëtare. Një gup dëshiron të mbrojë prodhuesit e vet të tekstileve dhe t'i mbyllë kufijtë. Një grup tjetër shqetësohet më shumë për tregtuesit e tekstileve, të cilët importojnë nga Kina, dhe për këtë asrye kërkon ta hapë tregun.