NATO-ja diskuton sot për misionin e saj në Kosovë
10 Tetor 2012Gjermania po kërkon me ngulm nga partnerët e NATO-s që të angazhohen më fuqishëm në Kosovë. Ministri i Mbrojtjes Thomas de Maizière tha në Bruksel se ushtria gjermane së bashku me ushtarë nga Austria dhe Italia është e mbingarkuar me përmbushjen e objektivave në veriun e vendit ballkanik, të miratuara në nivel ndërkombëtar. De Maizière do të propozojë që ose të ndryshohen detyrat e trupës mbrojtëse ose që partnerë të tjerë të NATO-s të vënë në dispozicion më shumë ushtarë.
Gjermania kontribuon me numrin më të madh të trupave në Kosovë, rreth 1.300 nga 6.140 ushtarët atje. Ajo kërkon një rishpërndarje të trupave.
"Situata e sigurisë në Kosovë varion. Vlerësaohet se ajo është ndjeshëm më e mirë në jug sesa në veri dhe kjo duhet të pasqyrohet në planifikimin ushtarak", theksoi de Maizière.