Merr fund kriza parazgjedhore ne Shqiperi | Ballkani | DW | 13.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Merr fund kriza parazgjedhore ne Shqiperi

Arrihet marrëveshja mes partive politike për zgjidhjen e krizës politike.Palët ranë dakord pas disa ditësh diskutimesh mes përfaqësuesve të spektrit politik dhe presidentit ,Alfred Moisiu

Qendra e Tiranes

Qendra e Tiranes

Presidenti Alfred Moisiu do te hyje ne histori si presidenti qe dha kontribut te posacem per t´i dhene fund krizes me te gjate dhe me te veshtire politike ne dekaden e dyte te pluralizmit politik ne Shqiperi, te njohur si „kriza e certifikatave"

Ne prag te skadimit te aftit kushtetues per shpalljen e nje date te re per zgjedhjet lokale , kur ato rrezikoheshin te deshtonin, ne fillim te 13 janarit, 30 minuta pas mesnates, forcat politike parlamnetare nenshkruan dokumentin e marrveshjes politike qe i dha fund mosmarrveshjeve te thella qe bllokun per rmuaj te tere procesin zgjedhor per zgjedhjet lokale te rradhes ne Shqiperi.

Marrveshja u pergatit nga eksperte ligjore te Presidences, te forcave politike dhe te organizmave nderkombetare OSBE/ Keshilli i Europes qe asistojne Shqiperine. Presidenti Moisiu ka falenderuar forcat politike per marrjen e pergjejesive dhe per pjekurine qe treguan ne momentin e fundit , por sidomos faktorin nderkombetar per kontributin e tij vendimtar ne arritjen e nje konsensusi politik kaq te veshtire, sic rezultoi te ishte ai per nje proces zgjedhor, garant te standarteve nderkombetare per zgjedhje te lira dhe te ndershme.

Pas kesaj Presidenti, ne ceremonine solemne te nenshkrimit, u ka bere thirrje qytetareve te marrin pjese aktive ne zgjedhjet lokale te 2007-es.

Marrveshja eshte fryt i leshimeve dhe tolerances reciproke te demokrateve ne qeverisje dhe te socialiosteve ne opozite. Nen presionin e skadimit te afatit kushtetues qe lejoin Presidentin te shpalle nje date tjeter nga data e pare, 20 janari, date e skaduar tanime, dhe sidomos te faktorit nderkombetar opozita hoqi dore nga kerkesa e saj per te noterizuar dokumentin shtese , te sigurise qe do te shoqeronte certifikatat e lindjes. Te shperndara para nentorit 2006. Ndersa demokratet ne qeverisje pranuan te nenshkruajne nje marrveshje, pikat e te ciles i detyrojne te ushtrojne nje kontroll me te forte ndaj perdorimit te certifikatave.

Lideri i saj Edi Rama pranoi qe marrveshja garanton tanime shanse shume me te medha se me pare per plotesimin e standaeteve nderkombetare, qe do te thote mev fjale te tjera, qe rezultati te mos jete i manipuluar dhe vota e qytetarit te mos vidhet.

Ne ceremonine solemne te nenshkrimit te marrveshjes , mungoi lideri i demokrateve ne pushtet, njeherazi kryeminister Sali Berisha, Ne emer te tij nenshkrimin e ka beri nenkryetari i demokrateve Bamir Topi. Arritjen e konsensusit politik me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje, Topi e ka pare si shprehje te besimit politik te opozites tek maxhoranca, cilesi kjo teper e brishte ne gjithe marrdheniet e deritanishme maxhorance - opozite.

Cbllokimi i procesit zgjedhor, si ne nje reaksion zinxhir do te cbllokoje edhe Parlamentin. Sot ne mbremje pritet seanca e jashtezakonshme parlamentare, e vetmja pas shume kohesh ku amendamentet e Kodit Elektoral do te votohen edhe nga opozita. Pas kesaj, kur Shqioperia do tekete ligjin e saj per zgjedhjet, Presidenti do te shpalle daten e re, e cila eshte paralajmeruar te jete 18 shkurti 2007.Odiseja e gjate politike per te arritur ne zhvillimin e tyre, pas pothuaj nje muaji, qe nga ky konsensus i fresket do te lere gjurmet e saj. Ajo do te sherbeje si nje pervoje per politikanet e Tiranes dhe ndofta do te jete si pike referimi i mbylljes se kapitullit te zgjedheve te kontestuara ne Shqiperi.

  • Data 13.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZm
  • Data 13.01.2007
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArZm
Reklamë